Dhjetori, nder të tjera, karakterizohet edhe me përzgjedhjen e ngjyrës e cila do të dominoj në vitin që vjen. Pas ‘Very Peri’, ngjyrës PANTONTE të vitit 2022, do të kalojmë në një nuancë tjetër – ndryshe në jo vetëm në pamje por edhe në mesazhin që përcjellë. Për dallim nga 2022-shi i cili, sipas kuptimit që ky institut i ka dhënë ngjyrës, lidhej me inovacion dhe kreativitet – ngjyra e vitit që po vjen reflekton optimizëm, lumturi dhe forcë.

Ngjyra e quajtur ‘Viva Magenta’ është shpallur ngjyra e vitit 2023.

‘Viva Magenta’ – një ngjyrë që derivon nga e kuqja por pa qenë dominante ose agresive, në shikim të parë të jep ndjesinë e lirisë për të eksperimentuar dhe për t’u shprehur. Por kjo nuk është e gjitha… Instituti që e ka përzgjedhur e ka ‘lidhur’ atë me shumë më tepër së kaq.
“Një hije jokonvencionale për një kohë jokonvencionale” dhe “një tregim i ri” – këto janë fjalët të cilat instituti PANTONE ka përdorur, në rastin e prezantimit e kësaj ngjyre, si e përzgjedhura e vitit 2023. Ideja ka qenë të përzgjidhet një nuansë që simbolizon shpresë që në muajt e ardhshëm do të marrim frymë lirshëm pas muajsh (dhe vitesh) të tërë zymtësie botërore, në aspketin ekonomik dhe shumë më shumë se kaq. Ekspertet e institutit e kanë asociuar këtë ngjyrë me: ndjenjën e lehtësimit, optimizmit, gëzimit dhe festës – ndjesi që kryesisht kanë munguar në botë vitet e fundit, që nga pandemia.

Instituti i ngjyrave ‘Pantone Color Institute’  nxjerr në pah ngjyrat më të mira të vitit dhe përzgjedh atë ngjyrë që ka shtrirje dhe përshtatje në shumë industri duke parashikuar tendencat globale dhe duke gjetur atë se çka kërkohet më shumë. Ngjyra që përzgjidhet zakonisht dominon në vitin që vjen, në të gjitha sferat: nga paketimet dhe produktet e printuara në përgjithësi – tek moda dhe produktet tjera që i përdorim çdo ditë.