A është shumë herët për të filluar përgatitjet për produktet e fund-vitit?
Në fakt, jo. Kanë mbetur saktësisht edhe 2 muaj deri në përfundim të këtij viti dhe secili biznes i suksesshëm, tashmë është në proces jo vetëm të analizës të 10 muajve që lamë pas por edhe planifikimit për vitin tjetër. Ne besojmë se, gjatë kësaj periudhe, duhet të analizohet edhe një faktor tjetër shumë i rëndësishëm në përmbylljen e suksesshme të vitit: materialet promovuese.

Materiale promovuese të printuara janë ato që ju ndihmojnë të komunikoni me klientët ose blerësit, të krijoni lidhje emocionale dhe (potencialisht) të rrisni bashkëpunimin/shitjet në vitin që vjen. Nga broshurat, kalendarët, vizitkartat dhe produktet tjera që do të ju qëndrojnë atyre para syve për një kohë më të gjatë – deri tek produktet që kanë efekt momental por me tendencë për të forcuar raportin (kutitë me dhurata dhe produktet tjera të personalizuara), mundësitë janë të shumta. E gjitha që ju duhet është planifikimi i saktë lidhur me atë se me kënd dëshironi të komunikoni dhe cili është mesazhi që dëshironi të transmetoni.

E vërteta që nuk diskutohet është kjo: materialet e printuara, të dërguara sidomos në raste të veçanta, bartin me vete vlerë që zgjatë, sepse forcojnë lidhjen tuaj me klientin dhe rrisin dukshmërinë e brendit.

Ja 5 rekomandimet tona këtë fund-vit:

  1. BROSHURA

Një nga materialet që duhet të përfshihet në takimet tuaja me klient gjatë këtyre 2 muajve është padyshim broshura. Është produkt që nuk kushton shumë por mund të tregojë shumë nëse ju i kushtoni vëmendjen e duhur gjatë realizimit. Mos harroni se, keni vetëm disa sekonda për të mbajtur vëmendjen e klientit kështu që mos e ngarkoni shumë broshurën me tekst. Tekstet e shkurta që tregojnë saktësisht se si mund t’i ndihmoni ju biznesit, së bashku me fotografi të procesit të punës, rezultatit final ose dëshmi të klientëve të kënaqur – kaq mjafton. Dizajni le të jetë sa më i thjeshtë dhe e gjithë vëmendja le të mbetët tek ndryshimi që produkti/shërbimi juaj e bën tek një biznes.
Broshura do të udhëtojë së bashku me klientin dhe do të jetë aty për të ja rikujtuar bisedën me ju. Mbajeni në mendje se, secili person ka shumë takime në këtë periudhë kështu që ju duhet të shkoni një hap më tutje në komunikim ashtu që të dalloni dhe të mbesni sa më gjatë në mendje.

 

  1. KALENDARI

Nëse në momentin që e lexove këtë fjalë, të erdhi në mendje një imazh i shëmtuar i një kalendari gjigant të vendosur në mure, po ta sqarojmë nga ky moment se nuk po flasim për at produkt. Përkundrazi, kalendari i shtypur siç duhet, është një element që i duhet secilit person në tavolinën e zyrës. Duke qene se teknologjia na ka ngarkuar dhe kujtesa na është bërë sfidë e llojit të veçantë, një kalendar që rri afër kompjuterit, me datat e rëndësishme të shënuara, do të ishte dhuratë e mirë për klientin tënd. Ky produkt, do të mbante gjithashtu edhe emrin e biznesit tënd me vete, për të krijuar një lidhje emocionale çdo ditë dhe për të bërë emrin e biznesit tënd të parin ne mendje gjithmonë, në rastin kur i duhen produktet/shërbimet e tilla.
Kalendarët zakonisht përfshijnë edhe fotografi kështu që kualiteti i printimit duhet të jetë më i larti i mundshëm dhe në këtë pjesë nuk mund të bëni kompromis. Ne në VIPRINT, e dimë rëndësinë e kësaj sepse jemi siguruar që të ju ofrojmë klientëve tanë vetëm kualitetin më të lartë të mundshëm tash e 4 dekada dhe kështu kemi arritur të certifikohemi nderkombëtarisht për kualitet.

 

  1. VIZITKARTAT

Takimet tuaja do të jenë më të shpeshta këta 2 muaj kështu që sigurohuni që të keni sasi të mjaftueshme të vizitkartave gjithmonë në ambientet tuaja të punës. Efektet speciale të printimit tashmë janë të shumta dhe si rezultat ka edhe shumë mundësi për ta bërë vizitkartën tuaj të veçantë në sytë e klientit. Mos harroni që, vizitkarta është i vetmi produkt që mund të ‘jetojë’ në kuletë sepse zë shumë pak hapësire. Kjo bën që, edhe nëse për momentin personi që e takoni të mos ketë nevojë për ju, të ju mbajë afër dhe të ju kontaktojë në një periudhë tjetër.

 

  1. ZARF/ LETËR FALENDERUESE

Nëse biznesi juaj ka bashkëpunuar me shumë klient brenda këtij viti dhe ju dëshironi t’i tregoni në mënyrën më origjinale se sa shumë e vlerësoni secilin, mund të shkoni një hap tutje me komunikim. Një zarf me detaje speciale të printimit së bashku me një letër falënderimi, do të ishin shembulli më i mirë i një komunikimi më ndryshe. Përmes një produkti të tillë, ju jo vetëm që do të forconi lidhjen me klientin por gjithashtu mund të pyesni për rekomandime ashtu që biznesi juaj të përmirësohet në çfarëdo aspekti, mund të informoni për ngjarje të rëndësishme që biznesi juaj do të organizojë (ku ata mund të marrin pjesë), mund të rrëfeni shembuj specifik rritjeje në të cilën ai klient ka kontribuar dhe shumë më shumë.

 

  1. DHURATA

Nuk thuhet kot: qielli është limiti – zgjedhjen e bëni ju.
Nëse vendosni që në fund-vit, së bashku me falënderimet tjera, të dërgoni në adresën e klientit një dhuratë sado modeste, mos harroni të bëni porositë e kutive me kohë. Kërkesat për KUTI PËR DHURATA janë tepër të mëdha në fundvit sepse porositën dhe shitën shumë nga industria e produkteve ushqimore. Kështu që, nëse në planin tuaj të komunikimit/marketingut i mendoni si opsion edhe ato, ne ju rekomandojmë të përfundoni përgatitjet me kohë.
Dhurata mund të përfshijë edhe elementet që i thamë më herët, mund të jetë një produkt që ju e prodhoni, ose diçka që mendoni se i duhet klientit. Nga produktet që i përmendëm, normalisht që kushton më shumë dhe si rezultat duhet të mendoni mirë se cilit segment të klientëve do të ja u dërgoni dhe PSE. Një dhuratë, në fund të vitit, do të ishte befasi e këndshme sepse është më e rrallë. Kujdesuni që të bëni planin financiar më herët dhe të na shkruani ashtu që të mund të bëjmë gati ofertën më të mirë për ju.

 

Pavarësisht se çfarë produkti zgjidhni për të komunikuar me klientin, kujdesuni që kualiteti i tij të jetë maksimal. Ju nuk dëshironi që emri i biznesit tuaj në produktin e printuar, të dëmtohet shpejt dhe të lerë  “shije të keqe” tek kushdo që e sheh. Përkundrazi, një detaj i menduar mirë dhe i shtypur mirë, mund të ju ndihmojë të:
-rritni dukshmërinë e brendit
-merrni vëmendje (me ose pa vetëdije),
-zgjeroni rrezen e atyre që ju përmendin/njohin
-jeni opsioni i parë në mendje, për blerje ose rekomandim dhe si rezultat
-rrisni shitjet.

 

Është koha të filloni përgatitjet. Ne i kemi gati produktet dhe ofertat sepse e njohim vlerën e komunikimit të këtillë. Tash e 4 dekada punë me biznese brenda dhe jashtë Kosovës, na e kanë mësuar se: shanset për të komunikuar mirë me blerësin dhe për të forcuar lidhjen me të, nuk duhet të humben asnjëherë.