Ngjyra e quajtur ‘Very Peri’ është shpallur ngjyra e vitit 2022. Këtë përzgjedhje e ka bërë instituti ‘Pantone’.

Instituti i ngjyrave ‘Pantone Color Institute’  nxjerr në pah ngjyrat më të mira të vitit dhe përzgjedh atë ngjyrë që ka shtrirje dhe përshtatje në shumë industri duke parashikuar tendencat globale dhe duke gjetur atë se çka kërkohet më shumë.
Në bazë të përzgjedhjes së bërë, ky institut thotë se kjo ngjyrë ndërthur besnikërinë, qëndrueshmërinë dhe energjinë së bashku me nuancën e së kuqes. Gjithashtu, cilësohet edhe si një ‘blu dinamike’ me nuanca edhe të ngjyrës vjollce.  “Kjo është më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat e së kaltertës – prezanton dhe fuqizon përzierjen e risisë”  deklaruan nga instituri Pantone. Kjo është hera e 23-të që ky institut shpall ngjyrën e vitit, ku ekspertët marrin mostrat e ngjyrave dhe në bazë të tyre parashikojnë edhe atë që do të ilustrojë se si po evulon bota dhe cila përshtatet më shumë, në hap me kohën.

Për vitin 2022 u bë përzgjedhja e kësaj ngjyre për arsye se këta ekspertë janë të bindur që ‘Veri Peri’ do të përdoret tek printimi, dizajni, në rroba, makina, në enteriere të shtëpive, madje edhe për ngjyrosje të flokëve, etj.

“Sfidat me të cilat po përballemi jo vetëm që na kanë bërë të riformulojmë vlerat tona kulturore, por ne po rishkruajmë jetën tonë”, tha Leatrice Eiseman, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Pantone Color. “Dukej e drejtë që ne krijuam një ngjyrë të re. ‘Very Peri’ është pasqyrë e vullnetit dhe vendosmërisë sonë për të gjetur zgjidhje alternative. Është një simbol global në këtë moment tranzicioni”.

Faktin që kjo ngjyrë gjen perdorim në secilën industri, e deshmon edhe perdorimi  në interierin e restauranteve të ndryshme. Mark Wilson thotë se e kanë përzgjedhur këtë ngjyrë për dekorin e interiorit për arsye se është moderne dhe tërheqëse. “Ne e zgjodhëm atë ngjyrë sepse ndihet e ngrohtë, moderne, tërheqëse dhe e përjetshme” tha Mark Wilson, pronar i Wilson’s Restaurant & Live Music në Hi-Nella, New Jersey.

Ngjyra e përzgjedhur ‘Veri Peri’ përdoret edhe tek markat e njohura të  produkteve kozmetike. “Periwinkle është kaq e bukur,” tha Marcia Vanessa Williams, themeluese e Embellish Beauty me bazë në Conshohocken. “Shton pak romancë dhe mister buzëve”, tha ajo.

Ekspertët e ngjyrave shkuan me emrin ‘Veri Peri’ sepse toni i kujdesshëm optimist përcakton disponimin e botës. Për shumë veta Veri Peri lexohet si e ‘vjollcë mbretërore’. Është gjithashtu unifikuese, përzierja e blusë dhe e kuqes ka simbolizuar prej kohësh unitetin politik. Bluja është qetësuese. E kuqja është ndryshim. Dhe metali është misterioz.

Ngjyra ka një rëndësi shumë të madhe dhe një domethënie unike, në bazë të institutit ‘Pantone’.

“Ndërsa ekzaminojmë të panjohurën dhe riimagjinojmë jetën tonë, ne nuk e dijmë se çfarë na pret e ardhmja,” tha Pressman. “Ne po mësojmë të jetojmë në të drejtën tani. Veri Peri në nderdijë na ofron sigurinë që na nevojitet për të ecur përpara.