Mungesa e përgjithshme e letrës në tregun botëror, është një gjë e cila po trajtohet me një seriozitet dhe po tërheq vëmendje mjaft të madhe, në gjithë botën.
Mungesa e saj ka bërë që edhe çmimi të rritet dhe kjo është ‘përkthyer’ me një numër të madh të klientëve apo kompanive të frustruara, për arsye se çmimi po ndryshon çdo ditë.
Sa e rëndësishme është kjo çështje tregon edhe fakti se “Printing United Alliance” në SHBA (shoqata më e madhe e printimit) është duke e trajtuar me shumë seriozitet këtë problem. Duke qenë se kjo mungesë e letrës mund të ndikoj shumë negativisht në të gjitha industritë që përdorin letër, pa marrë parasysh paketime apo çfarëdo produkti tjetër, diçka që ka filluar si problem i vogël – është rritur për t’u shndërruar në shqetësim global.
Për më tepër, Mark Michelson në një artikull të postuar në “Packaging Impressions” thekson se mungesa e letrës mund të ndikoj edhe në zgjedhjet e ardhshme (në SHBA) në Nëntor 2022, veçanërisht në prodhimin e fletëvotimeve të printuara, zarfeve , formularët e regjistrimit të votuesve, udhëzuesit e votuesve dhe materiale të tjera të shtypura të lidhura me politikë, madje edhe për ngjitësit (stickers) “Unë votova”.
Përpjekja e vazhdueshme e shoqatës ‘Printing United Alliance’ nuk është duke u ndalur. Kjo shoqatë I ka dërguar një letër Komitetit të Dhomës për Administrimin për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit në Capitol Hill.
Si përgjigje për këtë, anëtari i saj, kongresmeni i mandatit të pestë Rodney Davis (R-IL) – i cili ka juridiksion të gjerë mbikëqyrës mbi zgjedhjet federale – mblodhi një tryezë diskutimi ku ishin të pranishme edhe mediat, përfaqësues nga të gjitha industritë e letrës dhe shtypshkronjave dhe shumë biznesmenë të fushave të ndryshme për të diskutuar për sfidat dhe opsionet që ndodhën para tyre si rezultat i mungesës së letrës.
Në këtë mbledhje të organizuar, Ford Bowers, CEO i Aleancës, dha një pasqyrë të përgjithshme të kushteve të tregut që kanë çuar në mungesën e letrës në radhë të parë. Ai vuri në dukje se si mungesa e letrës po vazhdon për një kohë të gjatë dhe madje po ndikon edhe në mbyllje të shumë fabrikave që përdorin letrën si lënde prodhuese, kudo në botë.
Përgjithësisht kjo mungesë po shkakton mjaft vështirësi në të gjitha industritë dhe tregjet, si dhe përpjekjet janë shumë të mëdha drejt zgjedhjes së problemit.
Në mbledhjen që u mbajt u theksua rëndësia e 3 pikave kryesore
1) rritja e ndërgjegjësimit për problemin, në nivel botëror
2) prioritizimi i printimit të zgjedhjeve dhe
3) kontaktimi me fabrikat dhe industrinë e letrës në përgjithësi për të bërë përpjekje për të lehtësuar mungesat.
Si rezultat, ajo që mund të themi është se, ky problem botëror duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh edhe në vendin tonë dhe të pranohet si i tillë. Ne po sigurohemi që të flasim sa më shumë me klientët ashtu që, rritja e çmimit të produktit përfundimtar të mos ndikojë në asnjë mënyre në raportet tona dhe të punojmë së bashku në tejkalimin e kësaj situate.