Si do të dukej bota nëse printimi nuk do të ishte pjesë e jetës tonë?
Qysh në shekullin e XV, atëherë kur Gutenberg e shpiku shtypshkronjën e parë dhe filloi shtypi si e njohim sot, filloi gjithashtu një etapë e re e zhvillimit. Kjo sepse, në këtë formë ju dha ‘krahë’ shpërndarjes së informatave dhe njohurive fillimisht, e më pas u interferua edhe me bizneset.

Krahas zhvillimit të shtypshkronjës, shtypi evoluoi për një kohë shumë të shkurtër, duke ja u lehtësuar kështu punën shumë njerëzve dhe (më vonë) kompanive.

Teksti më i vjetër i shtypur e ka origjinën në Kinë.
Që nga ajo kohë, filluan të shtypen gradualisht shumë dokumente, fjalorë, materiale edukative për fëmijë, libra, broshura e shumë të tjera, gjë që më herët kishte qenë shumë më e komplikuar dhe ishte realizuar me metoda primitive.

Sot, industria globale e printimit vlerësohet të jetë 8 herë më e madhe se industria e video-lojërave, madje më e madhe edhe se industria e automobilave. Shtypi (printimi) parashihet se do të arrijë një vlerë më të madhe, si rezultat i shprehive të blerjës pas pandemisë dhe transportit të madh të produkteve.

Por, historia është edhe më e gjatë: shtypi ndihmoi edhe në përshpejtimin e përparimit njerëzor në shumë mënyra:
1. U hap një rrjet global lajmesh
Ardhja e printimit mundësoi edhe në përhapjen e shpejt dhe më të lehtë të lajmeve dhe informacioneve të ndryshme. Derisa kohë më parë njerëzit duhej të mblidheshin në një vend dhe dëgjonin dikë duke ju treguar lajme dhe oferta të ndryshme përreth tyre, shtypi e lehtësoi shumë këtë dhe i mundësoi secilit të informohej personalisht përmes një artikulli në dorë: qoftë një broshurë, gazetë apo katalog.

2.Ndikoi në zhvillimin e shkencës
Shumë dokumente që shkruheshin me dorë dhe duhet të ruheshin në vende të sigurta për arsye se ishin të rëndësishme, u trajtuan në mënyrën më të mirë me ‘ardhjën’ e printimit.  Lidhur me ndikimin e shtypit në zhvillimit e përgjithshëm të shkencës, shkroi edhe historiania Elizabeth Eisenstein në librin e saj të vitit 1980.  Ajo tha se ‘dhurata më e madhe për shkencën nuk ishte domosdoshmërisht shpejtësia me të cilën idetë mund të përhapeshin me libra të shtypur, por saktësia me të cilën u kopjuan të dhënat origjinale. Me formula të printuara dhe tabela matematikore në dorë, shkencëtarët mund t’i besojnë besnikërisë së të dhënave ekzistuese dhe t’i kushtojnë më shumë energji hapjes së terreneve të reja.”

3. Idetë e reja u përhapën më shpejtë
Prej momentit kur njerëzit e patën mundësinë t’i shkruajnë dhe shpërndajnë mendimet, qoftë në formë të librave ose në forma tjera, bota pati mundësi të njohë dhe pranojë perspektiva të reja. Kjo bëri që, idetë të shpërndahen më shpejtë dhe ndryshimet më të shpeshta të ndodhin në secilin aspekt.

Përveç lehtësimit të procesit të shumë punëve dhe jetës së njerëzve, printimi ka ju ka ndihmuar në menyrë të veçantë bizneseve sepse komunikimi i tyre me blerësin, në forma të ndryshme, ndikon vazhdimisht në rritjën e shitjeve. Këtu përfshihen broshurat, katalogët, gazetat, kartolinat, librat, letrat e shitjes e produkte tjera që gjallëruan pothuajse krejt botën posa filluan të printoheshin.
Hapi i parë drejt reklamimit modern erdhi me zhvillimin e printimit në shekujt 15 dhe 16. Në shekullin e 17-të, gazetat javore në Londër filluan të mbanin reklama dhe në shekullin e 18-të, kjo formë e reklamimit po lulëzonte. Me kalimin e kohës, format e promovimit u zgjeruan, së bashku me shtimin e mundësive për printim.

Sot, kur njerëzit që nuk kanë informacionet e duhura besojnë se marketingu online dhe komunikimi përmes email-it  është i mjaftueshëm, të gjitha statistikat flasin ndryshe. Në fakt, secili biznes i suksesshëm e ka të domosdoshëm kombinimin e reklamimeve tradicionale me ato digjitale,për t’u pozicionuar në treg në mënyrën më të mirë.
Për më tepër, statistikat e fundit tregojnë se mbi 40% e njerëzve i preferojnë materialet e printuara para atyre digjitale. Kjo sepse, numri i madh i emails që na vijnë çdo ditë mund të jetë shpesh irritues.

Printimi e ka ndihmuar botën në shumë aspekte dhe vazhdon ta bëjë.
A mund ta paramendoni një botë pa libra të shtypur, pa produkte të paketuara dhe forma tjera të letrës? 
Bizneset e dinë më së miri rëndësinë e kësaj hallke në suksesin e përgjithshëm dhe ne në VIPRINT jemi shumë të lumtur sepse kemi qenë partneri besnik i një numri të madh të tyre, brenda dhe jasht vendit, tash e 40 vite.