A e ke menduar ndonjëherë se kutia e picës mund të jetë më shumë se mënyre për të transportuar atë? Një kuti e mirë është në fakt, shumë e rëndësishme ne mënyrën si promovohet ushqimi. Është mjet për të rritur shitjet, nëse përdoret siç duhet dhe për të krijuar një imazh të veçantë.
Në botë, një blerës, harxhon afërsisht 10 minuta me kutinë e picës në dorë. Kjo e rritë rëndësinë e saj në aspektin e promovimit të produktit dhe kompanisë, ndaj duhet të tentojmë të nxjerrim më të mirën në dizajn dhe kualitet. Ka kaluar koha kur e gjitha që është dashur ka qenë një kuti një ngjyrëshe dhe klasike. Sot, kompanitë e mëdha, e përdorin kutinë si mënyre për të komunikuar me blerësit.

Ne propozojmë 3 hapa, për të krijuar një kuti që tërheqë vëmendje dhe shton vlerën e picës:
1. Veçohu
Të gjithë jemi të familjarizuar me paketimet klasike që tashmë nuk na bëjnë përshtypje. Çka nëse në vend të kësaj, ti i ofron tregut diçka tjetër, diçka që tërheqë vëmendje dhe të dallon ty nga konkurrenca? Ti mund të veçohesh me dizajn, ngjyra, formë ose kualitet. Nëse ti beson tek produkti yt, mënyra me e mirë për të transmetuar edhe tek të tjerët këtë besim, është përmes një kutie ndryshe.

2. Komuniko
Përmes një postimi interesant në rrjete sociale dhe targetimit të duhur, ti mund të krijosh rreth komunikimi me personat që e kanë në dorë picën tënde. Nëse arrin t’i inkurajosh blerësit të shpërndajnë fotografi, ti ke krijuar jo vetëm blerës besnik por edhe komunikim me blerës të ri. Kjo mund të bëhet në disa forma – një lojë shpërblyese për foton më të mirë, është vetëm një ide. Kur bashkohet kutia e veçantë me njerëzit e duhur, suksesi është i pashmangshëm.

Pizza blog 3

3. Mbështet
Një kuti e veçantë është mënyre për të transmetuar një mesazh ose për të mbështetur një kauzë të rëndësishme për shoqërinë. Përmes tekstit ose dizajnit, ti mund ta bartësh mesazhin tënd në shumë mënyra. Kësisoj, rrugën që e kalon pica deri në shtëpinë e blerësit (edhe më tej) do e kalojë edhe mesazhi yt. Kjo është formë shumë e fuqishme marketingu.

Pizza blog viprint

Si përfundim, kur i shton vlerë paketimit, ti i ke shtuar art edhe produktit tënd. Pos kësaj, ti ke krijuar një kanal marketingu kur gjate gjithë kohës mund te hyjnë blerës te ri. Kujdesu që paketimi yt të jap imazhin më të mirë të kompanisë tënde. Ashtu që, njerëzit të dinë se flitet për produkt te veçante edhe kur e shohin në duart e dikujt tjetër.