Në botën në të cilën po jetojmë, marketingu është pjesa thelbësore e çdo biznesi. Kjo sepse, konkurrenca është rritur në një nivel tjetër dhe njerëzit kanë shumë opsione për secilin produkt ose shërbim. Kështu, përmes marketingut, bizneset synojnë që të jenë përzgjedhja e parë.

Duke marrë parasysh përpjekjet e çdo biznesi për të rënë në sy dhe për t’u veçuar, promovimi bëhet edhe më i vështirë. Është shumë e rëndësishme të afrohemi me blerësit potencial përmes formave moderne të promovimit si: marketingu në rrjete sociale dhe paketimet kreative.

Industria e marketingut po vjen me ide të reja lidhur me atë se si të kapet vëmendja e klientëve, por ajo që nuk po ndryshon nga viti në vit është rëndësia e letrës së shtypur në marketingun e secilës kompani. Materialet e printuara janë ende mënyra më efektive e promovimit, si: broshurat, fletëpalosjet, banerat dhe shumë forma tjera.

Printimi do të vazhdojë të jetë mënyra si një kompani përfaqësohet dhe mundësi për t’i dhëne klientëve diçka të prekshme nga ajo që përfaqëson. Kështu që, nëse je gati ta sjellësh një produkt të ri në treg ose je duke e ri dizajnuar paketimin e një produkti te vjetër, duhet t’i marrësh parasysh të gjitha format e promovimit përmes letrës së shtypur dhe t’i besh pjesë të fushatës së marketingut.

Biznesi rritet nëse shumë njerëz e kuptojnë për ekzistencën e tij dhe ti duhet të sigurohesh që sa më shumë njerëz ta kuptojnë për ekzistencën e biznesit tënd. Ka disa mënyra për të “vjedhë” vëmendjen e klientit potencial dhe letra e shtypur është një nga format më të mira.

Nëse ende nuk je bindur, ja edhe disa arsye tjera:

Ndjenjë e prekshme
Kur ke një material të printuar në duar, pavarësisht a është broshurë , letër apo thjeshtë paketim i një produkti, është tjetër ndjenjë dhe tjetër rezultat. Këto nuk humbin mes 100 dokumenteve të tjera të ruajtura në kompjuter por janë para syve si formë promovimi gjatë gjithë kohës.

Rritja e besueshmërisë
Kur e shpërndanë një material të printuar, ti vë në “lëvizje” të gjitha ndjenjat e atij që po e mbanë atë material në dorë. Me fjalë të tjera, njerëzit mund të kthehen te produkti yt në një tjetër periudhë dhe produkti yt të marrë përgjigje (blerje) atëherë kur nuk e pret.

Vendosja e “vulës”
Kur dizajnon një fletëpalosje, baner ose paketimin e produktit, ti je duke e përfaqësuar të gjithë kompaninë përmes një pjesë të vogël përbërëse. Njerëzit do të mbajnë në mend diçka nga ajo pjesë, qoftë mënyrën e paketimit, ngjyrën, dizajnin apo logon. Kjo do të thotë se: secila letër e printuar është pjesë përbërëse e suksesit në shitje.

Gjithçka po ndryshon tepër shpejte. Suksesi i secilit biznes lidhet ngushtë me letrën e shtypur. Kështu që, është shumë e rëndësishme të gjesh ofertën më të mirë dhe të bashkëpunosh me profesionist ashtu që ta realizosh në mënyrën më të mirë këtë pjesë.