Teknologjia e printimit, çdo ditë e më shumë, është në rritje dhe zhvillim e sipër. Tregu botëror i printimit i cili në vitin 2020 kishte vlerën 411.99 miliard, pritet që të arrijë vlerën 472.35 miliard deri në vitin 2026. Kjo rritje të jashtëzakonshme, sidomos 5 vitet e ardhshme, ja u vërteton të kundërtën të gjithë atyre që mund të besojnë ende se kjo industri po mbetet në të kaluarën. Pavarësisht zgjerimit të formave të komunikimit dhe promovimit, printimi ende mbetet një nga ‘miqtë’ kryesor te bizneseve në rrugëtimin drejtë rritjes.

Edhe pse gjatë kohës së pandemisë kishte disa vështirësi në punë dhe kohet e fundit ka ndikuar shumë rritja e çmimit të letrës, të gjitha analizat tregojnë se teknologjia e avancuar e printimit ka një të ardhme të largët. Kjo industri po zgjerohet edhe për shkak se bizneset e kësaj industrie gjatë gjithë kohës po i adaptohen nevojave dhe teknologjive të reja.

DIAGRAMET: ku ka ngecje dhe ku rritje?
Në vendet e ndryshme të botës ku printimi i revistave dhe gazetave ishte i madh, kjo shifër ra në 0 gjatë pandemisë e tashmë po ka rritje graduale sepse lexuesit e kane ndryshuar shprehinë e marrjes së informacioneve: nga fizike në digjitale.
Gastronomia gjithashtu me të gjitha produktet e saj, kishte rënie të kërkesave sepse edhe pas ri-hapjes, njerëzit vazhdonin të punonin nga shtëpia dhe shitjet ishin më të ulta. Përkundër këtyre, periudha ‘pas-pandemike’, është plot mundësi sepse dëshira për të ju kthyer normalitetit ishte e madhe. Rritja e këtyre industrive tashme po ecë me hapa të mirë.

Në anën tjetër, pandemia na e solli një tjetër shprehi prej të cilës fituan shumë biznese: blerjet online. ‘eCommerce’ tani më është pjesë e jetës dhe ky fakt nuk parashihet të ndryshojë. Rritja e shitjeve online tashmë ka arritur më shumë se 40% dhe kjo i prekë shumë produkte të industrisë tonë. Nga paketimet dhe çantat e letrës, tek etiketat dhe detajet e tjera shoqëruese ashtu që biznesi të paraqitet në mënyre sa më të veçantë – të gjitha janë pjesë shoqëruese të produktit që udhëton dhe ja kanë dhënë industrisë së printimit një shtysë të madhe në diagramet e shitjes. Duke qenë se bizneset që shesin online e kanë komunikimit përmes detajeve të paketimit pikën më të fortë në aspektin e komunikimit, gjatë gjithë kohës po kërkojnë mënyra të veçanta të dërgimit të mesazhit deri në shtëpi të blerësit dhe po ashtu, po tentojnë të ndërtojnë raporte ashtu që blerësi të kthehet përsëri.
Parashihet që, deri në vitin 2030, numri më i madh i vendimeve dhe shitjeve do të bëhet online dhe bashkë më këtë do të rritet edhe industria e printimit – sidomos në disa dimenzione. Nga produktet ushqimore dhe vesh-mbathjet, deri tek produktet teknologjike dhe librat, pothuajse çdo gjë tashmë mund të blihet online.

 

A po bëhet printimi i domosdoshëm për çdo biznes/kompani?
Në bazë të statistikave dhe të dhënave, duke u nisur nga ajo që thamë me herët dhe shume raporte tjera, mund të themi lirisht se kjo industri e cila po lulëzon çdo herë e më shumë, po bëhet e domosdoshme dhe e pranishme tek çdo kompani e suksesshme.
Pos kompanive të mëdha, me teknologjinë e avancuar të printimit, edhe shitësit me pakicë mund të ofrojnë shërbime me vlerë të shtuar dhe të dërgojnë porositë e tyre në mënyrë elektronike. Kjo e rritë tregun dhe mundësitë sepse secili produkt që udhëton kërkon elementet e veta shoqëruese, të cilat në shumicën e herëve janë të printuara. Përmes paketimit tregtia elektronike krijon lidhje personale brenda kanaleve të shitjes dhe raporte mes kompanisë me blerësin.

Pra ku është kjo industri sot, si përfundim?
Të gjitha të dhënat po tregojnë se, shumë shpejtë do ta arrijë pozitën më të mirë në historinë e saj.