Shumëçka ka ndryshuar në këto dy vitet e fundit. Pandemia ka bere që bizneset t’i rrisin përpjekjet ne promovimin e produkteve online sepse shitjet online janë rritur ne gjithë botën. Një faktor kyç në këto shitjen është edhe prezantimi i produktit në mënyrën e duhur dhe kjo, në të shumtën e rasteve, arrihet përmes paketimit të mirë dhe formave tjera të letrës.

Por, para se të flasim për këtë, lë të cekim disa fakte që lidhen me industrinë e printimit. Industria e printimit, duke u bazuar në statistikat dhe parashikimet që janë bërë deri më tani, parashihet se do të lidhet ngushtë me suksesin e bizneseve edhe për shumë e shumë vite tjera. Edhe pse pandemia ishte një arsye e cila pezulloi shumë aktivitete, shtypi prap doli në dritë dhe kërkesat janë në rritje të vazhdueshme. Statistikat globale tregojnë se në këtë kohë rritja e kërkesave për shtyp është 2.24% më e madhe se sa gjatë kohës së pandemisë.

Shtypi po merr një vëmendje tjetër dhe rëndësi të madhe kur është fjala edhe për reklamim apo promovim të një produkti/shërbimi të caktuar. Duke qenë se paraqitja vizuale e produkteve ndikon ne promovim dhe shitje të produktit, të pasurit e materialeve promovuese dhe paketimeve të printuara është një faktor kyç në zingjirin e rritjes së biznesit. Krahasuar në vitet e kaluara, statistikat tregojnë se kërkesa për paketime të printuara është rritur për 40%.
Por, në gjithë këtë proces ka një pikë që po shkakton probleme serioze tash e sa muaj: mungesa e letrës në tregun global. Chris Tang, professor ne UCLA thotë se kjo vjen si pasojë e ngadalësimit të punës në mullinj të letrës.
Gjithçka është e ndërlidhur,” thotë Chris Tang, profesor që studion menaxhimin global të zinxhirit të furnizimit. Ai thotë se bëhet fjalë për tul letre. Ky sipas tij, prodhohet në mullinj, të cilët janë ngadalësuar për shkak të mungesës së punëtorëve.
Molly Fisher një artiste grafike në Kaliforni, e cila dizajnon etiketat e verërave, e vë edhe njëherë në pah rëndësinë e industrisë së printimit në suksesit e përgjithshëm të bizneseve të të gjitha natyrave. Ajo tha se nuk mund të shesësh verë pa etiketa dhe kuti. “Produkti është atje, por ata nuk mund të marrin paketimin.” Shkruan ajo.

Ndërkohë, çmimet vazhdojnë të rriten. Në gusht, letra kushtoi 50% më shumë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. “Dhe kjo do të rrisë çmimin e produkteve kur i hasim në raft,” tha Chuck Howard, asistent profesor i marketingut në Universitetin A&M të Teksasit. Ai nuk e parasheh që mungesa e letrës të zbutet së shpejti, veçanërisht me ardhjen e sezonit të festave të fundvitet të cilat festohen në shumicën e vendeve të botës dhe shoqërohen me sasi tepër të mëdha të letrës së shpenzuar në gjithë procesin: nga marketingu deri tek kujdesi për blerësin final.

Të gjitha këto probleme kanë arritur edhe në Kosovë.
Mungesa e madhe e letrës ka ndikuar në rritjen e çmimit të saj dhe si rezultat rritjen e çmimit të produkteve finale të cilat arrijnë të klientët tanë. Pos kësaj, mungesa e letrës po shkakton vonesa në realizim të porosive dhe pakënaqësi. Për të gjitha këto, duket se nuk ka ndonjë alternativë për momentin.

Ne do të ju mbajmë të informuar se çka do të ndodhë në vazhdimësi. Ndërkohë, ju inkurajojmë të merrni parasysh vonesat kur bëni porosinë e produkteve dhe të na mirëkuptoni gjatë kësaj periudhe të vështirë, e cila tashmë është shndërruar në krizë globale vështirë të menaxhueshme.