Paketimi luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e kualitetit të produkteve ushqimore, por kjo është vetëm një nga arsyet pse duhet t’i kushtohet rëndësi.
Kur një produkt dërgohet nga adresa në adresë në mënyrë të sigurt, pa i humbur nxehtësia dhe pa i ndryshuar pamja fillestare, kjo bën që vet biznesi të ketë më shumë vlerë, të perceptohet ndryshe. Kjo është e vërtetë sidomos në rastin e paketimeve ‘merre me vete’.

Paketimi e ka edhe rëndësinë e veçantë për shkak se mbron integritetin e produktit, e identifikon rëndësinë e tij, përmban informacione që njerëzit mund ta mësojnë se çka ka brenda paketimit ende pa e hapur atë.

Përveç rëndësisë së jashtëzakonshme në mbrojtjen e produktit, paketimi ka edhe një rol të madh në marketingun e tij. Paketimi është një gjë që blerësi e sheh para se ta blej produktin. Në bazë të kësaj mund ta kuptojmë rëndësinë dhe vlerën që ka një paketim. Ndikimi që mund të ketë tek klientët është shumë i rëndësishëm te ceket, për arsye se paketimi ndikon shumë në vendimet e blerjes së një produkti sidomos në vendimet e atyre që do të jenë klientë për herë të parë. Sipas disa statistikave, 72% e blerësve thonë se paketimi i produktit ndikon në vendimet e tyre të blerjes dhe rrit interesimin më të madh drejt atij produkti, kështu duke i dhënë vlerë më të madhe.

Tek paketimi, rol të veçantë ka edhe dizajni dhe ngjyra që përdoret për ta finalizuar atë. Nëse një paketim është tërheqës dhe bindës, njerëzit vendosin më lehtë ta marrin atë sepse krijojnë një bindje pozitive për produktin, që në shikim të parë. Sipas studimeve, pos kualitetit të letrës dhe formës përfundimtare të paketimit, ngjyrat janë ato që definojnë edhe më qartë rëndësinë e një produkti, pastaj vijnë edhe informacionet që përfshihen në paketim, gjë që ndikon shumë në vendimet e blerjes. Kombinimi i përmbajtjes dhe dizajnit kanë një rol shumë të veçantë në rrugën e promovimit.

Bizneset e ndryshme kujdesen që paketimi i produktit apo markës së tyre të jetë unik, të përmbaj informacione të qarta për blerësit dhe t`ju lehtësoj vendimin drejt blerjes. 30% e bizneseve në botë, thonë se rritja e vëmendjes ndaj paketimit dhe detajeve përfaqësuese të brendit në të, u ka sjellë të ardhura më shumë. Kjo na bën të mësojmë se secili biznes duhet t`i kushtoj vëmendje shumë të madhe paketimit që do të zgjedh për të promovuar produktin e tij dhe për të sjellë më shumë të ardhura në punën e tyre.

Përveç këtyre, rëndësi të madhe ka edhe materiali i paketimit, cilësia dhe puna që bëhet gjatë procesit. Paketimet e letrës dhe kartonit vazhdojnë të mbesin numër një në përzgjedhjen e konsumatorëve – e pastaj normalisht edhe e bizneseve. Sipas një sondazhi të bërë në Amerikë,  67% e konsumatorëve thonë se preferojnë paketimin e letrës dhe kartonit para atyre plastike. Procesi i shtypit e bën diferencën. Përdorimi i makinerive të sofistikuara, së bashku me efektet speciale të printimit, janë detajet që e veçojnë produktin përfundimtar në momentin që ndodhet në duart e blerësit.

A keni menduar të kaloni në një tjetër nivel, sa i përket komunikimit me klient dhe rritjes së shitjes?! Ndoshta është koha t’i drejtoni sytë kah paketimi. Investimi në paketimin e produktit tuaj është një nga mënyrat më efektive për t’i arritur këto dy qëllime. Kujdesuni të mos bëni kompromis me kualitetin e shtypit sepse, përkundër të gjithë faktorëve tjerë, cilësia mbetet numër 1 në listën e detajeve që duhet t’i keni parasysh. Por për këtë pjesë, kujdesemi ne. VIPRINT është i certifikuar nderkombetarisht për cilësi nga FOGRA, për kualitet maksimal të shtypit. Në momentin që e keni finalizuar paketimin si koncept, na kontaktoni dhe ne do të ju prezantojmë të gjitha mundësitë që ekzistojnë. VIPRINT, si partner i bizneseve brenda dhe jashtë vendit, do të ju shoqërojë në procesin e marrjes së vendimeve ashtu që të bien në pah vlerat e produktit tuaj ushqimor, përmes paketimit.