Koha kur është menduar se paketimi shërben vetëm për ta mbrojtur produktin, ka kaluar.
Sot, kushdo që në çfarëdo mënyre është i përfshirë në këtë industri e di se paketimi vlen shumë më shumë se kaq. Si rezultat, studime dhe analiza të ndryshme bëhen vazhdimisht ashtu që të njohim sa më mirë ndikimin që ka një paketim në vendimin e blerjes dhe efektin në promovimin e vazhdueshëm të produktit.
Paketimi kualitativ kur kombinohet me dizajnin e duhur dhe kualitetin e produktit, bëhet mjet i fuqishëm për promovimin e brendit. Sipas një studimi të publikuar në ‘paperwork’, 52% e klientëve në botë thanë se do të ktheheshin përsëri tek biznesi për një produkt të ri, nëse produkti që e kanë blerë tashmë është në një paketim ‘premium’. Pos kësaj, 90% të tyre thanë se e ri-përdorin kutinë e produktit, nëse është kualitative ose e veçantë në dukje. Mendojeni për një moment, efektin që kjo ka në promovimin e atij produkti apo brendit në përgjithësi.
Para se të finalizoni detajet në këtë proces, pyeteni vetën: si do të dëshironit të ndihet klienti në momentin që e mbanë në dorë produktin tuaj? Çfarë mesazhi do t’i dërgoni? Përgjigjen, në të shumtën e rasteve, e gjeni në detajet e paketimit.
Por, si saktësisht shkon procesi i promovimit?
Ja 3 format kryesore si një produkt diferencohet qysh në shikim të parë, nëse është i shoqëruar me paketimin e duhur.
1. NË RAPORT ME PRODUKTET KONKURENTE
Në rastet kur produkti juaj ndodhët para syve të blerësit potencial, së bashku me shume produkte tjera, detajet e bëjnë diferencën. Sipas një studimi të publikuar në ‘the Arka’ , një në tre blerës, kur duan të blejnë diçka të re vendosin për produktin që do të zgjedhin, duke u bazuar në ndjesinë që marrin nga paketimi.
Në rastet e blerjeve online, është pak a shumë e njëjta gjë. Qëllimi është që paketimi të kap vëmendjen vizualisht, të komunikojë një mesazh ose të krijoj kureshtje. Të gjitha këto elemente, të vogla në dukje, kombinohen për të bërë diferencën në rezultatin përfundimtar të shitjeve.
2. NË RAPORT ME BLERËSIN
Nuk është gjithmonë e lehtë të gjejmë balancën në krijimin e një paketimi të thjeshtë për t’u mbajtur në mend i cili (në anën tjetër) tregon informatat e duhura për blerësin. Por është e rëndësishme ta bëjmë këtë nëse duam të marrim vëmendje dhe të krijojmë besim. Në çfarë mënyre e lehtëson jetën e klientit tënd potencial, produkti? A i kursen kohë? I ndihmon të jetoj shëndetshëm? Ja përmirëson një aspekt specifik të përditshmërisë?
Nëse po, kujdesu të përmbledhësh në një fjali efektin. Gjasat janë që kjo fjali të kalojë nga një blerës tek një tjetër dhe kjo është një hallkë e fortë në zingjirin e marketingut.
‘Costumer experience’ ose ndjesia e parë që i krijohet blerësit kur e hapë produktin, është më e vlefshme seç e mendojnë shumë biznese. Paketimet me kualitet të lartë (premium) e komunikojnë kualitetin e produktit, që në shikim/prekje të parë.
3. NGA NJË BLERËS TEK NJË TJETËR
Duke qenë se marketingu i mirë bën që produkti të shkojë nga një blerës tek një tjetër – një paketim që ‘udhëton’ do të na hynte në punë në këtë proces. Kutitë shkojnë nga një familje në një tjetër, për të promovuar produktin tonë me apo pa dashje. Në këtë rast, ju duhet të mendoni edhe për procesin e shtypit të paketimit. Ju nuk dëshironi, në asnjë mënyrë, që ai të dëmtohet ende pa arritur mirë në adresën e parë. Përkundrazi, qëllimi është të kalojë nga një dorë në tjetrën dhe të ruaj freskinë sa më gjatë që është e mundur.
Përvoja jonë në 4 dekada në këtë industri, na ka bërë të njohim qindra biznese dhe të shohim si ndryshojnë rezultatet e tyre të shitjes, varësisht nga kujdesi që ju kushtohet detajeve të paketimit. Një paketim i mirë duhet të jetë me kualitet të lartë të shtypit, më dizajn që merr vëmendje dhe të tregojë një histori. Kombinimi i këtyre elementeve bën që emri i biznesit tuaj të përmendet sa më shpesh dhe të shihet sa më shumë. Kjo, më pas, e rritë vlerën e brendit dhe ndikon çdo ditë në shitje.