Në çdo event të organizuar për rrjetizim ose promovim të biznesit në çfardo forme, duke filluar që nga festat e mëdha, aktivitetet e ndryshme, prezantimi i produkteve, konferencat, seminaret e deri tek takimet e ndryshme, janë disa produkte që shtohen për t’i bërë këto ngjarje të paharruara.

Janë detajet, kryesisht produktet e printuara, ato që do të bëjnë përshtypje tek mysafirët apo të ftuarit tuaj. Kësisoj këto ngjarje pastaj kujtohen si diçka unike, mesazhi do të shkojë në adresën e duhur dhe biznesi juaj do të ruhet në mendjen e personave që nesër mund të jenë klient ose bashkëpunëtor.

Disa produkte të printuara që do ta bëjnë eventin tuaj më madhështor:

1.Etiketat

Etiketat ngjitëse janë pjesë e ngjarjeve dhe promovimit të bizneseve për më shumë se 6 dekada.

Përmes etiketave ndihmohen bizneset të promovohen dhe të diferencohen.  Etiketat ngjitëse mund të përdoren në shumë mënyra, si detaj që i shtohet produktit ose si tërësi. Ajo që është shumë e rëndësishme të thuhet është vlera që i shtojnë pjesës së marketingut.
1.Nga etiketa rrjedhë biseda
2.Nga etiketa bartet mesazhi
3.Nga etiketa
bartet informata

 

2. Fletoret e brenduara
Ky është edhe një detaj tjetër që do ta bëj ngjarjen tuaj të mbes në memorien e të ftuarve. Në momentin kur ju u shpërndani nga një fletore të brenduar (me disa të dhëna për ju), do t`i bëni të gjithë të lidhen më shumë me ju dhe të kuptojnë më tepër rreth juve.

Edhe pas një kohe të gjatë, njerëzit përmes asaj fletore do t`ju kujtojnë juve (si biznes, si individ) apo edhe eventin e organizuar dhe do të jetë i pandashëm prej kujtimeve të tyre.

 

3. Gotat, Maicat dhe detajet tjera te brenduara
Çdo produkt shtesë i shton rëndësinë eventit të biznesit tuaj.
Kjo sepse promovimi i ngjarjes aty e tutje, jo vetëm fizikisht por edhe online, do të jetë më i lehtë.Pos kësaj, përmes këtyre detajeve do të paraqiteni në mënyrë më zyrtare apo profesionale para mysafireve dhe do të krijoni një imazh profesional.

4. Vizitkartat

Një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për të promovuar vetën apo biznesin tuaj më shumë në çdo event, është edhe printimi i vizitkartave.

Përkundër mënyrave të shumta të komunikimit dhe shpërndarjes së informatave, vizitkarta vazhdon të jetë një rrugë tepër efektive jo vetëm për të dhënë më shumë informacione por edhe për të krijuar lidhje me më shumë me njerëz. Kjo sepse, për dallim nga kontakti online, vizitkarta në të shumtën e rasteve vazhdon të qëndrojë në xhep ose në zyre, si përkujtues i produkteve/shërbimeve të biznesit tënd.

Ndaj, në çdo takim apo event, është me rëndësi që t’i shperndani vizitkartat tuaja. Në këtë mënyrë do të siguroni kontaktin e mëtutjeshëm me njerëz të ndryshëm dhe do të krijoni një imazh profesional për veten apo biznesin tuaj.

 

5. Broshurat
Pikat kryesore lidhur me historinë e biznesit dhe/ose arsyet pse është organizuar gjithë ajo ngjarje duhet të jenë të përfshira në broshurë. Është e rëndësishme që ajo të jetë e dizajnuar në mënyrë profesionale dhe të printohet në mënyrë kualitative sepse, nëse ata qe të ftuarit do të jenë klient aktual apo potencial, do t`i referohen edhe pas shumë kohësh.
Nëse eventi është organizuar për biznes, atëherë broshura mund të përfshij gjithashtu ofertat, të dhënat tuaja, informacione për biznesin dhe çdo informatë tjetër potencialisht të rëndësishme për klient potencial.

 

Produktet e printuara e kanë rëndësi të veçantë dhe i shtojnë vlerë të gjitha eventeve – pavarësisht qëllimit të organizimit: biznese apo vetëm si individ.  E ngrisin vlerën e çdo biznesi, krijojnë një imazh më ndryshe para syve të njerëzve, ju ofrojnë më afër dhe gjasat janë që përmes tyre të kujtoheni shumë më gjatë.