Home

Mirësevini në Viprint

Lider në inovacion

Industria e shtypit është duke hyrë në etapën e ardhshme të zhvillimit të saj. Kjo etapë është paracaktuar nga kërkesat e rritura botërore që kanë të bëjnë me produktet e shtypit me kualitet të lartë dhe origjinalitet. Përvoja jonë e gjatë nga viti 1981 në këtë fushë na ka treguar se ne gjithmonë duhet të mbajmë premtimin që të jemi një urë lidhëse në mes të klientëve tanë dhe teknologjisë së fundit të avancuar në fushën e shtypit.

Visar Idrizi
Drejtor Ekzekutiv

Për Ne

Viprint është biznes i orientuar nga shërbimi ndaj klientëve, që ofron shërbime të shtypjes për kompanitë private, shtetërore, publike, si dhe organizatat internacionale, të cilat veprojnë ne Republikën e Kosovës dhe jashtë saj.

Plani ynë është të zgjërojmë biznesin tonë duke ofruar kualitet të lartë, shpejtësi në pune dhe produkte të reja inovative për klientët tanë. Dhe sot, padyshim jemi shtypshkonja më inovative jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë.

Pse Viprint?

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë hollësive dhe punëve përcjellëse, duke jua komunikuar progresin apo vështirësitë që mund t’i hasim drejt përmbushjes së afateve të caktuara nga ju. Ne besojmë në mbajtjen e premtimeve dhe i qëndrojmë besnikë punës sonë.

Duke e kuptuar se sa të rëndësishme janë afatet për klientët tonë, ne nuk marrim përsipër punë, nëse nuk jemi të bindur se do t’i përfundojmë në afatin e premtuar. Ne e çmojmë kohën tuaj duke i ofruar biznesit tuaj volinë e marrjes së porosisë dhe të dërgesës. Presim me kënaqësi të takohemi me ju dhe të ndihmojmë biznesin tuaj të përparojë në këto kohë sfiduese.

Dëshironi të gjitha shërbimet në një vend? Pikërisht këtë e ofrojmë: filmimin, shtypjen, efektet speciale, plastifikimin, shtancimin, etj.Të gjitha i gjeni në VI Print.

VI Print ka për qëllim të shërbejë si partneri juaj afatgjatë, të mbështesë dhe përmbushë nevojat juaja përmes gamës së gjerë të produkteve të projektuara enkas për ju.

VI Print zotëron njohurinë dhe përvojën për ta përfunduar projektin tuaj të shtypjes qysh në herën e parë dhe si duhet. Prej punëve më të thjeshta dhe dyngjyrëshe deri te shtypja ofset, e sofistikuar, komerciale dhe me ngjyrë të plotë, cilësia jonë është e jashtëzakonshme. Ne e kemi ekspertizën që ju duhet, prej konceptit fillestar e deri te përfundimi i projektit.

Ne ofrojmë cilësi

Shërbimet tona

Fushëveprimi i biznesit tonë mbulon shtypjen e librave, revistave, posterëve, kalendarëve të murit, kalendarëve për tavolina, memorandumeve, buletineve informative, zarfeve, kartëvizitave, biletave, pakove, çantave, si dhe materialeve të ndryshme të duhura për reklamim të ndërmarrjeve në treg.

Efekte speciale të printimit

Embosim / Debosim

Embosimi dhe Debosimi janë procese shumë elegante dhe shumë tërheqëse. Embosimi eshte efekt ku pjesa e tekstit apo fotos ngrihet përmbi sipërfaqe ndersa debosimi eshte e kunderta.

Folie e nxehtë

Folie e nxehtë është folie metalike e cila shtypet përmes klishesë së nxehët. Çka e bënë të veqantë folien nga shtypet tjera është mundësia për folie metalike. Folia e nxehtë është tekinkë klasike e cila ju jep vlerë në produkteve të ndryshme p.sh Kopertina e katalogjeve, kosmetikë, kartolinave, etiketave, fasikllave etj…

Kombinim i folies dhe embosim

Per artije 3 dimenzionale të folies dhe embosimit

Kombinim i folies, embosimit dhe teksturës

Po është e mundur për efekte shumë elegante 3 dimenzionale.

Lak Parcial

Llak Parcial është llak me shkëlqim I cili aplikohet në një pjesë të shtypit për të jap shkëlqim, zbukurim dhe tërheqje të vëmendjës. Llak mund të përdoret me teksturë, kristalizm, efektin e arit dhe argjendit, etj.

Shtyp Florosent

Nëse dëshironi që një pjesë e punimit tuaj të tërhjkë vemendje të madhe p.sh titulli i revistave, fletushka të ndryshme për lirim, etj; Atëher shtypi floreresent është ajo që ju duhet.

Punë me kualitet të lartë

Produktet tona

  • Fletepalosje
    Fletëpalosjet janë një nga mjetet më të famshme të marketingut. E quajtur gjthashtu fletushkë e palosshme, është një pjesët thelbësore në ekspozita, panaire etj. Formati A4 B4
  • Vizitkarta
    Është përshtypja e parë e cila ka rëndësi! Me cilësinë tonë të vizitkartelave ju do të lini një përshtypje të qëndrueshme. Formati 85x55mm 80x50mm 90x50mm
  • Libra me lidhje të fortë
    Lidhja e fortë - një formë e lidhjes që përdoret më së shumti për llojet e ndryshme të librave të njohur ndryshe si libra me kapak apo libra softcover. Librat me lidhje të fortë gjithashtu mund të përdoren për doracakët, katalogët, etj. Formati A5 A6 B5 B6
  • Kutia për torte
    Kutiat janë të lehta në mënyre që të mund të transportohen me lehtësi. Prandaj janë shumë të përshtatshme për t'u përdorur. Edhe pse peshojnë pak, ato mund të mbështesin peshën e produktit të mbyllur dhe të sigurojnë mbrojtjen e plotë.
  • Folje e nxehtë ari
    Rezultati është një ‘’dokument’’ që ka një imazh shumë reflektues me një pamje ari të ndritshme dhe të dendur.
  • Embosim
    Embosimi e ndryshon sipërfaqen e letrës duke krijuar një efekt tre-dimensional ose të ngritur në zona të zgjedhura. Procesi është i thjeshtë dhe një mënyrë me kosto efektive për të rritur pamjen dhe cilësinë e produktit.
  • Wobbler
    Nëse jeni duke menduar të prodhoni nje flyer promocional, pse të mos provoni një wobbler të thjeshtë dhe shumë efektiv. Formati A5 A6 A7 B5 B6 B7
  • Flyer
    Fletëpalosje me hapësirë të mjaftueshme për informacion. Formati A5 A6 B5 B6 DL

Oferta WOW

Së shpejti do të lansohen ofertat wow, vazhdoni të na ndiqni…

Përparësitë Teknologjike që posedojmë

Makineria e sofistikuar

Pasja e makinerisë më moderne të printimit i jep Viprint përparësinë ndaj konkurrentëve të cilën klienti do ta përjetoj pasi të përdorë produktin. Në dhjetor të vitit 2016, Viprint futi në përdorim makinën e formatit B1 (100x70cm) të shtypit ofset, të kompanisë së mirënjohur gjermane 'Man Roland', si dhe makina të tjera për përpunimin e letrës dhe kartonit. Gjithashtu Viprint është kompania e parë në Kosovë që përdorë makinën me llak të efekteve të llojllojta speciale dhe makinën e printimit me 3D reliev, me folie të artë e argjendtë. Makineria e Viprint mbulon tërësisht ecurinë e printimt duke nisur nga elementet themelore deri te efektet speciale përmbyllëse.
  • Man Roland 305, Makinë B2 Ofset pesë-ngjyrëshe
  • Man Roland 705, Makinë B1 Ofset pesë-ngjyrëshe
  • Man Miller TP4, Makinë Ofset dy-ngjyrëshe
  • Man Roland 201, Makinë Ofset një-ngjyrëshe
  • Heidelberg GTO, Makinë Ofset një-ngjyrëshe
  • Cron-Kodak, Makinë për pllaka
  • MBO 66, Makinë për palosjen e letrës
  • MBO 54, Makinë për palosjen e letrës
  • Miller Martin, Makinë për qepje dhe prerje të letrës
  • Heidelber ST300, Makinë për qepje dhe prerje të letrës
  • Horizon, Makinë për lidhjen e librave
  • …. dhe një mori aparaturash të tjera!
Dëshmia më e mirë për punën tonë

Klientët tanë

Viprint ka treguar besnikëri dhe korrektësi për vazhdimësi gjatë 10 viteve të bashkëpunimit me VM3 Sh.p.k në shërbimet e shtypit ofset, plastifikimit, efektet speciale dhe paketime për produkte të ndryshme. Viprint përveteson ekspertizën që nevojitet, nga fillimi i konceptit deri në përfundimin e projektit. Perkundër kërkesave tona urgjente, liferimet gjithmonë janë bërë në kohën e duhur.

Driton Abdullahu

VM3 - Drejtor Ekzekutiv

Bashkëpunimi ynë me Viprint ka filluar tash e 5 vite, ku së bashku kemi implementuar printimet më bashkohore dhe moderne. Në vitet në vijim, bashkëpunimi ynë është zgjeruar dhe kështu Viprint, është bërë një ndër partnerët e ngushtë të kompanisë Meridian Express. Ne ju rekomandojmë bashkëpunimin me Viprint i cili është korrekt, i lehtë dhe në të njejtën kohë shumë inovativ në fushën që operon.

Besa Osmani

Meridian Express - Marketing

Puzzle media si kompani e marketingut, nuk do të kishte progres pa instaluar rrugën e printit. Një takim i rastësishëm i CEO të Puzzle Media Arsim Demiri dhe Visar Idrizi CEO i Viprint në vitin 2011, bëri që sot të jemi bashkëpuntor të ngushtë sa i përket industrisë së printit, gjithmonë në hap me teknologjinë e sofistikuar. Gjatë këtyre viteve në partneritet me Viprint, ne kemi arritur të deportojmë në tregun rajonal si Shqipëri, Maqedoni, dhe tregun Europian me materiale dhe produkte të ndryshme. Ne kompaninë Viprint e rangojme si kompani lidere në fushën e inovacionit, krahas ekipit të veqant, shërbimeve të shpejta, efikasitetin mbi transport. Sot Puzzle Media shënon rritje çdo ditë e më shumë dhe është konkuruese në tregun vendor dhe atë Europian.

Arsim Demiri

Puzzle Media – CEO

Kontakti

Adresa Parku i Biznesit Mitrovica, Kosovo
Numri kontaktues +377 45 555 095
E-mail adresa [email protected]

Dërgo mesazh