Erdhi koha për të mbajtur në duar katalogun e SUPERBRANDS – edhe këtë vit. Sado që çdo ditë motivohemi nga dinamika e punës, kërkesat e klientëve dhe dëshira për të sjellë gjithmonë diçka edhe më të mirë – një produkt si ky është dozë shtesë e motivit dhe dashurisë për punën që bëjmë.
SUPERBRENDS është organizatë botërore, arbitri më i madh i pavarur i brendimit. Qëllimi është të identifikohen bizneset lidere në secilën industri/vend dhe të prezantohet puna e tyre në një katalog të punuar me kujdes deri në detaje. SUPERBRANDS i mbështetë dhe “duartroket” brendet më të mëdha botërore përmes publikimeve dhe programeve të ndryshme të marketingut. Bizneset të cilat janë vlerësuar lartë për punën dhe pozicionimin në treg, ftohën të behën pjesë e kësaj liste. Puna dhe rrugëtimi i tyre, më pas, prezantohet në katalog.
SUPERBRANDS operon në 90 vende, tash e 27 vite dhe ka 550 publikime deri tash. Një nga arsyet pse kjo organizatë ka operuar kaq gjatë dhe ka pasur kaq shumë shtrirje, është sepse e bën një punë të madhe si për qytetarët ashtu edhe për klientët tjerë të bizneseve. Hulumtimet e ndryshme nga Nielsen, Synovate, TNS, BDRC dhe institucionet e tjera hulumtuese botërore, kanë treguar se klientët janë shumë më të prirur të blejnë (për vete ose për biznes) produkte të cilat janë të identifikuara si SUPERBRAND.
VIPRINT, si çdo vit, u ftua të jetë pjesë e kësaj liste. Rezultati përfundimtar i këtij produkti na lumturoi dyfish. Ne e patëm kënaqësinë jo veç ta përshkruajmë punën tonë me fjalë brenda katalogut, por edhe ta dëshmojmë atë përmes shtypit kualitativ dhe efekteve speciale të tij. Kopertina e veshur me lëkurë, e qepur me penje dhe e mbeshtjellur me folie flasin më së miri për rëndësinë e detajeve në prezantim të produktit. Në momentin që e hapë, të tërheqë vëmendjen kualiteti i letrës dhe fotografive. Gjithçka flet me gjuhën e ‘superbrend’ dhe kjo e bën këtë produkt dhuratë ideale për secilin mik të bizneseve të paraqitura në të. Ne do të sigurohemi që ta ndajmë me miq, bashkëpunëtor dhe koleg.
Si përfundim, ne besojmë se ndërtimi i një brendi është punë e gjatë – ruajtja e vlerës së tij pastaj është mision i përditshëm.
Te qenurit në treg për kaq shumë dekada është sa privilegj, aq edhe përgjegjësi. SUPERBRENDS, secilin vit, na bën ta ndiejmë peshën e të dyjave dhe kjo është dhurata më e mirë që mund të na behët.
Faleminderit nga #VIPRINT.