Në Viprint këtë periudhë ka pas festë.
Një certifikatë në mure është bërë temë diskutimi mes bisedave të punës. Miqtë tonë, ata që janë gëzuar së bashku me ne, thonë se ky certifikim është një hap që e dërgon kompaninë në një tjetër dimension të rritjes dhe e vulosë kualitetin e punës tonë para kujtdo që ka nevojë ta shoh.
Ne pajtohemi por, për ne është edhe më shumë se kaq: është trofe që ka kurorëzuar 4 dekada punë të përditshme.

Viprint është certifikuar nga FOGRA.
FOGRA, si autoritet që monitoron dhe certifikon kompanitë më të mëdha në botë, e ka përcjelle punën tonë për një kohë të gjatë. Kriteret ishin të vendosura qartë: kualiteti më i lartë i mundshëm i printimit së bashku me procesin e automatizuar të punës, ashtu që të mos kishte hapësirë për çfarëdo gabimi.
Dëshira e madhe për të ja dëshmuar secilit bashkëpunëtor (edhe në këtë formë) kualitetin e punës tonë së bashku me dëshirën për të vendosur vendin afër një historie suksesi, na bëri t’i hyjmë këtij procesi të gjatë të certifikimit, përkundër angazhimeve të shumta të përditshme.


1. Së pari, u analizua përgatitja.
Mënyra si ne i kontrollojmë produktet që na vijnë, në formë digjitale, ishte pika e parë e monitorimit. A po analizoheshin ato deri në detaje? A po e bënim më të mirën në eliminimin e gabimeve të dizajnit që mund t’i shkaktonin klientit dëm të madh financiar? A kishte ekip që kujdesej për produktin qysh në fazën e parë? A po i ofronim klientëve para-rezultat, pra një prototip se si do të duket produkti para se të filloj procesi i printimit të qindra kopjeve?!
Pasi përgjigja në këto pyetje ishte PO dhe produkti ishte gati, monitorimi kalonte në fazën tjetër.


2. Kontrolli gjatë procesit fillestar
Kur procesi i punës fillon është shumë e rëndësishme të plotësohen standardet e kërkuara. Procesimi i mëtutjeshëm në makinat e shtypit duhet të jetë në mënyrë automatike, pra makinat të marrin direktiva virtuale varësisht si është përgatitur produkti nga klienti. Pos kësaj, një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është: a janë pikat e kontrollit të aktivizuara në çdo hap të punës, më pajisjet e teknologjisë së fundit të industrisë së shtypit?!
Në fazën e dytë të monitorimit, u vërtetua se: gabimet eventuale gjatë procesit të shtypit, janë të pamundura dhe se puna do të kryhej në kohë.


Pas kësaj, aspekt tjetër i rëndësishëm është:
3) Analiza e rezultatit në laborator, në Gjermani
Duhet ta cekim se, këta hapa të monitorimit janë bërë për shumë produkte, për një periudhë të gjatë kohore. Duke e ditur se, për klientët e kësaj industrie është i rëndësishëm: kontrolli i gabimeve potenciale në produkt, efikasiteti gjatë punës dhe (mbi të gjitha) kualiteti përfundimtar, ky i fundit ishte pika kyçe e analizës. Produktet tona të finalizuara, brenda periudhave të ndryshme, u analizuan në laboratorët e FOGRES në Gjermani. Duke qene se VIPRINT punon me makineri të teknologjisë së fundit dhe programe softverike të avancuara, ne nuk dyshuam asnjëherë për rezultatin përfundimtar. Përgjigja ishte ajo që ne e prisnim sepse e ofrojmë për klientët tanë brenda dhe jashtë vendit, tash e sa vite: VIPRINT i plotësonte standardet më të larta të printimit dhe është në të njëjtin nivel me kompanitë më të mëdha botërore, në këtë industri.

Ne gjithmonë kemi besuar se ëndrrat realizohen edhe këtu.
Ne gjithmonë ja kujtojmë njëri-tjetrit sa e rëndësishme është ta bëjmë më të mirën, kudo që jemi sepse e mira udhëton dhe e gjen rrugën për t’u kthyer prapa gjithmonë.
Ne gjithmonë e kemi ditur se, kujdesi ndaj detajeve është rruga e vetme për të perfeksionuar produktet tona.
Ne kemi investuar çdoherë në makineritë më të sofistikuara sepse e dimë sa të rëndësishme janë për klientët tanë koha dhe kualiteti.
Ndaj sot, kur po e shijojmë pamjen që na e jep kjo certifikatë, një dëshmi e këtij rrugëtimi, e themi më të bindur se kurrë atë që e kemi besuar gjithmonë: në momentin që e ndjekë një ëndërr duke u munduar të bësh më të mirën në secilin hap, ajo do të gjejë një rrugë për t’u rritur çdo ditë.