Në kohën kur ka BOOM në forma të ndryshme të marketingut, çka duhet të bëjmë ashtu që të marrim vëmendjen e klientëve? – kjo është pyetja që bëhet shpesh nga bizneset e suksesshme. Është tepër e rëndësishme që çdo ditë të fillojmë punën me këtë parim në mendje: që të shesim produktin duhet të marrim vëmendje – që të fitojmë besim duhet të kujdesemi për kualitetin e produktit.
E gjitha fillon tek vëmendja dhe përfundon te besimi – është cikli i çdo biznesi të suksesshëm. Këtë cikël e kemi përfunduar siç duhet VETËM nëse një klient është shndërruar jo veç në blerës që kthehet përsëri, por edhe në promovues të produkteve tona, sa herë përmenden ato.
Duke e ditur këtë, pyetja tjetër që duhet ta bëjmë është: çfarë mesazhi duam të dërgojmë dhe si duam ta arrijmë këtë?
Përgjigja? Ndërtimi i raporteve.
Marketingu i kësaj dekade, për dallim nga ajo që mund të kemi parë para shumë vitesh, kërkon para së gjithash ndërtimin e raporteve njerëzore. Kur flasim për raporte që zgjasin, për promovim në një formë që është miqësore dhe e shendoshë për çdo biznes, ka një fjalë që na vjen në mendje: BRENDIMI.
Pse është i domosdoshëm brendimi?
Përmes brendimit ndërtohet besnikëria. Është ajo vlera e shtuar për të cilën ka nevoje produkti/shërbimi yt ashtu që të veçohet prej produkteve të konkurrencës dhe të komunikojë në mënyrë origjinale me blerësin. Për ta ndërtuar në mënyrën më të mirë të duhur, janë 3 gjëra që duhet t’i kemi parasysh.
- Bëj një hapa para
“3 fjalët më të rëndësishme kur bëhet fjalë për diferencimit të brendit janë: fokusohu, fokusohu dhe fokusohu.” -Marty Neumeier
Ka gjithmonë një mënyrë për të qenë pak më ndryshe. Një nga më të përdorurat është promovimi përmes produkteve. Kur komunikon me klientin përmes paketimit, ti je një hap para. Secila mënyrë tjetër e komunikimit është një mikro-pjesë në pikturën e madhe që ti mendon se duhet ta përfaqësoj biznesit yt. Fokusohu dhe përcakto vlerën e shtuar të biznesit tënd – diçka që të bën ty ndryshe nga konkurrentet.
- Jo çka bën – po SI NDIHMON
Nuk është e mjaftueshme të dish se çfarë punë po bën por edhe cilin nga problemet e blerësit do t’i zgjedhë produkti yt. Bizneset duhet të përgjigjën në pyetjet e llojit:
-pse është më i veçantë produkti yt?
-pse e blejnë atë dhe jo të klientit?
Po e thjeshtojmë edhe pak:
Në vend se të shesësh kafe – shit idenë e një mëngjesi plot energji.
Në vend se të shesësh picë – shit shije ndryshe.
PRA, produkti yt duhet të ndikojë në kualitetin e jetës së klientit në ndonjë mënyrë.
- Rri afër
Secili nga klientët e tu ka obligimet e veta ditore. Të fitosh vëmendje është çdo ditë e më e vështirë. Biznesi yt duhet të tentojë të rri afër blerësit në forma të ndryshme. Brendi yt duhet të ekzistojë në ndërdijen e klientit potencial, ashtu që të të zgjedhë kur ka nevojë.
Para se të mendosh për çfarëdo forme të promovimit, kushtoji kohë historisë që dëshiron ta ndërtosh.
-Cila është historia e biznesit?
-Si mund të lidhet ajo me të tjerët?
-Në momentin që ajo arrin te një blerës, cilin problem të tij e zgjedhë?