Nëse deri sot nuk e ke menduar çantën e letrës si një nga mënyrat me te mira për te promovuar biznesin tënd, është koha ta mendosh edhe njëherë. Çanta e letrës është një nga ato elementet që nuk do të ju ndahen bizneseve edhe një kohë të gjatë. Për këtë arsye, duhet të mendojmë të gjitha mënyrat që ta shfrytëzojmë si mjet marketingu.
Ka shumë aspekte që duhet të merren parasysh, kur dizajnojmë dhe prodhojmë çantat e letrës. Kjo sepse ato flasin me gjuhën e produktit tonë. Për fillim, ne ju propozojmë tri aspekte që duhet t’i shqyrtoni, para se t’i thoni PO një prodhuesi:
KUALITETI
Mendoje në këtë mënyre: çfarë mesazhi është duke ju dhënë klientëve potencial, produkti që e mbanë emrin e kompanisë tënde? Letra me të cilën punohet çanta, duhet të jetë e qëndrueshme dhe produkti të transportohet pa u dëmtuar ajo. Në këtë mënyrë, çanta jo vetëm qe do te prezantojë siç duhet kompaninë, por edhe do të “jetoj” edhe pasi e ka kryer detyrën e saj kryesore, për të bartur mesazhin kudo që të shkoj.
Në vendin tonë, prodhohen çanta të llojllojshme me efekte speciale te ndryshme. Kjo do të ndikonte që çanta jote jo veç të bie në sy por edhe të tregojë kualitet dhe vlerë, përmes vëmendjes që i është kushtuar detajeve.
MESAZHI
Shumica e kompanive zgjedhin të vendosin vetëm llogon në çantë por ju mund të mendoni më gjatë dhe të shkoni përtej kësaj. Çka nëse mbështesni një kauzë të rëndësishme për shoqërinë dhe pastaj zgjidhni të tregoni këtë edhe në çantën tuaj? Çka nëse çanta përmban një thënie ose fotografi që e përfaqëson biznesin tuaj? Ose, vendosni të dhënat për kanalet në rrjete sociale ashtu që t’i ftoni njerëzit të ju bashkohen aty ku do t’i ekspozohen gjatë gjithë kohës përmbajtjes tuaj?
Mundësitë janë të pafund. Nëse arrin të bësh emrin tënd të dukshëm kur dikush e mbanë çantën tënde në dorë, përmes mesazhit që ke dhënë, ajo e ka arritur qëllimin.
DIZAJNI
Pos ngjyrës, formës dhe madhësisë, ka edhe shumë aspekte tjera që duhet t’i marrim parasysh kur krijojmë një çantë. Pas kualitetit dhe mesazhit, edhe dizajni ka rol kyç në vëmendjen që e merr ajo. Çfarë imazhi ka kompania jote? Cilët janë klientët tu dhe cilët janë klientët potencial? Cila është gjuha që ata flasin dhe cila mënyrë komunikimi është më e suksesshme me ta? Të gjitha këto duhet t’i analizojmë para se të aprovojmë dizajnin, ashtu që vëmendja të shkoje aty ku duhet.
Në botë, përdorimi i çantave të letrës po rritet dita ditës. Kjo edhe për faktin se letra është e reciklueshme por mbi te gjitha sepse është mënyre e mire promovimi. Nuk ka rendësi nëse e ke pasur ose jo opsion përdorimin e tyre për kompaninë. Nëse ke vendosur te diferencohesh nga konkurrenca dhe te komunikosh më shumë me klientin, është koha të shqyrtosh seriozisht këtë mundësi. Analizoji si fillim hapat e mësipërm. Është investim dhe jo shpenzim. Madje investim me mend.