Për rëndësinë e dizajnit dhe formës së paketimit flitet gjatë gjithë kohës, në këtë industri. Kompanitë e mëdha theksojnë rëndësinë e kombinimit të ngjyrave dhe krijimit të një paketimi që tërheqë vëmendje. Edhe pse thuhet se nuk duhet të gjykohet një libër nga kopertina ose një person nga pamja e jashtme, ne e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës. Në të njëjtën formë vlerësohet edhe një produkt nga paketimi.
Por, sa ka rëndësi kualiteti i paketimit në gjithë këtë histori?
Sa diskutohet?
Sa ndikon në shitje?
Sa ja shton vlerën produktit?
Gjatë viteve të fundit, kërkesa për kualitet në paketime është rritur dukshëm. Paketimi është përfaqësuesi i parë i produktit dhe kontakti i drejtpërdrejtë më dorën e klientit. Kjo është vetëm një nga arsyet pse duhet të kujdesesh për mënyrën si zgjedhë ta paketosh produktin.
Ja edhe dy arsye tjera:
- Produkti duhet të arrijë sigurte në duart e blerësit.
Nuk ka nevojë ta theksojmë sa i rëndësishëm është kualiteti ose raporti çmim/kualitet, ndaj është e domosdoshme që produkti ta ruajë atë deri sa arrin në secilën shtëpi. Për këtë arsye, nuk guxojmë ta anashkalojmë rendesinë e paketimit. Nëse është fjala për produkt ushqimor, duhet t’i kushtojmë kujdes të shtuar. Besimi i humbur njëherë vështirë rikthehet, sidomos në rastin e produkteve ushqimore. - Produkti promovohet përmes paketimit
Një paketim kualitativ bën që emri yt të veçohet në dyqan, kur është afër produkteve të kategorisë së njëjte. Ai do e kapë vëmendjen dhe do të arrijë më lehtë në shportë. Pos kësaj, njerëzit në të shumtën e rasteve e lidhin kualitetin e produktit me atë të paketimit dhe kështu i marrin vendimet e blerjes.
Të gjithë jemi dëshmitar të asaj se konkurrenca po rritet çdo ditë më shumë. Të gjithë janë në kërkim të mënyrës më të mirë për të krijuar besim dhe për t’i rritur shitjet. Paketimi kualitativ është diku në fillim të listës. Shumë kompani tregojnë se paketimi është po aq i rëndësishëm sa produkti, kur vjen puna tek shitjet. Kjo sepse ai e prezanton te gjithë kompaninë.
Ke vendosur të komunikosh me klientët potencial përmes paketimit kualitativ?
Ne besojmë që kjo është mënyra më e mirë.
Na trego për çfarë produkti e ke fjalën dhe ne do të të ndihmojmë që nga ajo pikë. Viprint prodhon paketime për shumë produkt, me efekte speciale, plastifikim Gloss, mbyllje automatike, ngjitje me tri pika, letër të certifikuar dhe shumë më shumë së kaq.
Mos harro, një paketim i mirë është “premtim” se produkti është kualitativ gjithashtu. Kjo është mënyra si perceptohet dhe kjo është ajo që e bën klientin të lumtur. Ne e dimë se një klient i lumtur kthehet ndaj të rekomandojmë të kujdesesh deri në detaje për këtë pjesë thelbësore të suksesit.
Ne jemi bashkë me ty në këtë rrugëtim.