Studimet tregojnë se koha mesatare që njerëzit kalojnë duke shfletuar apo lexuar një katalog është 15 minuta. Kjo informatë tregon shumë për rëndësinë e katalogut për biznes: përkundër faktit që po marrim shumë informacione online, prekja fizike e një produkti, jep një efekt tjetër.
Katalogu është një mjet shumë i fuqishëm marketingu që ju ofron klientëve shumë informacione lidhur me një produkt ose shërbim të caktuar. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme edhe për biznesin, sepse përmes katalogut mund të arrij deri tek një numër i madh i blerësve potencial dhe ta prezantojë në mënyrën më të mirë biznesin.
Disa arsye pse është i rëndësishëm një katalog:
-Ndikon në vendimin e blerjes
-Blerësi thellohet më shumë në katalog sesa në forma tjera të prezantimin
-Ngjall kureshtje dhe interesim më të madh
Në bazë të përmbajtjes dhe llojit, katalogu mund të jetë:
INFORMUES
Ofron informacione të detajuara për produktin, shërbimin apo kompaninë tuaj. Ky lloj i katalogut ka një vlerë shumë të madhe sepse ju ofron me klientët dhe krijon një identitet të caktuar jo vetëm për produktin por edhe për brendin tuaj në përgjithësi. Ndërton lidhje emocionale dhe mbetet më gjatë ne mendjen e personit qe e ka ne duar.
PROMOVUES
Katalogu promovues ka për qëllim promovimin e produkteve apo shërbimeve me synim që të realizohet rritje e numrit të shitjeve. Mund të përmbaj oferta të caktuara ose shpallje të ndryshme të cilat direkt mund t`ju lidhin me blerësin. Zakonisht janë të pasur me përmbajte vizuale sepse ato e krijojnë efektin e dëshiruar shumë më lehtë. Normalisht, i rëndësishëm është edhe teksti përshkrues së bashku me lehtësitë e tjera në procesin e blerjes.
LISTUES I SHERBIMEVE
Ky lloj i katalogut është shumë i veçantë, sidomos për bizneset që ofrojnë shërbime të ndryshme. Qëllimi i tij është nxitja e njerëzve në interesimin drejt shërbimeve që ofron kompania e caktuar. Por, duke qenë se shitja e shërbimeve është proces më i gjatë dhe kërkon më shumë besim, katalogu i tillë tenton t’i “dërgoje” blerësit potencial tek ueb-faqja e biznesit, një numër telefoni ose një adresë fizike.
KATALOG ME FOKUS
Ky lloj paraqet një ndarje specifike të biznesit apo produkteve që ju ofroni. Përgjithësisht, qëllimi i këtij katalogu është që për një produkt ose shërbim të caktuar, të ju ofrohet njerëzve me shumë informacione. Përmban informacione të qarta për atë produkt apo shërbim që ju ofroni duke tentuar që personi që e mbanë ne dorë, të jenë në dijeni për çdo gjë që ndërlidhet me të. Zakonisht ky lloj katalogu mund të dërgohet edhe me postë dhe blerësit mund ta bëjnë porosinë e tyre edhe përmes postës, çdo herë duke u bazuar në informacionet e përgjithshme që keni paraqitur aty.
Katalogu është mjet i fuqishëm në marketing. Në asnjë formë tjetër komunikimi, klienti nuk e ka mundësinë që të ulet së bashku me një kafe dhe të ja kushtojë disa minuta biznesit tuaj. Ndaj është thelbësore që edhe ju ta trajtoni këtë proces me shumë seriozitet.
Ne në VIPRINT përgjatë dekadave të punës tonë kemi shtypur katalogë të formave, llojeve dhe madhësive të ndryshme. Gjithmonë mundohemi ta theksojmë rëndësinë e detajeve në arritjen e efektit të dëshiruar.
Është e rëndësishme të përfshini edhe storie brenda tij. Historia e biznesit ose e produktit ngjallin gjithmonë kureshtje në audiencë. Studimet tregojnë se 65% ka më shumë gjasa që një katalog të rrijë në duart e një blerësi potencial më gjatë, nëse në të përfshihen edhe detaje nga ajo që e bën biznesin tuaj më ndryshe.
Pavarësisht se cili lloj katalogu i përshtatet biznesit tënd, është e rëndësishme që të përputhet me qëllimet tuaja të përgjithshme. Testoni lloje të ndryshme dhe sigurohuni që shtypi të jetë me kualitet maksimal. Është emri i biznesit në pyetje dhe, si rrallë herë, pa u intereferuar me informata të tjera, sic ndodh random në fomat e tjera të komunikimit/promovimit.