Vizitkartat datojnë qysh nga shekulli i XVII.
Qysh nga ajo kohë e deri më tash, nuk u ka humbur rëndësia dhe kërkesa për to është çdo ditë e më e madhe.

Vizitkartat janë një formë marketingu, janë hapi i parë drejtë afrimit me klientë apo blerës. Qëllimi kryesor është që të shpërndani sa më thjeshtë dhe kuptueshëm informacionet thelbësore për ju si individ apo kompaninë tuaj. Në çdo takim me njerëz, qoftë pune apo bisedë tjetër, është e rëndësishme që ju të keni me vete vizitkartat dhe t`i shpërndani në rast se shihni çfarëdo mundësie bashkëpunimi. Në këtë mënyrë do të siguroheni që ata të kenë kontaktin dhe disa informacione që ndërlidhen me ju.

Një vizitkartë krijon përshtypje shumë të mirë dhe imazh profesional për secilin biznes ose individ.

Business executives exchanging business card at conference centre

 

1. Janë formë marketingu për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me njerëz.
Kjo nënkupton që ju përmes vizitkartave shkëmbeni informacione tek të tjerët dhe krijoni një rrjet të qëndrueshëm, qoftë për arsye personale apo për biznes.

Derisa ju mund të shkëmbeni të dhëna edhe përmes rrjeteve digjitale, vizitkartat janë rruga më e lehtë që ju të përcjellni mesazh edhe përmes formës fizike, të qëndroni më gjatë afër personit duke qenë në tavolinën e punës ose në hapësirat tjera që ai i sheh çdo ditë.

2. Vizitkartat janë mjet efektiv i marketingut të drejtpërdrejtë
Derisa marketingu përmes kanaleve digjitale mbetet një formë komunikimi me njerëz të rinj dhe klientë potencial, vizitkartat e kanë rëndësinë e veçantë të reklamimit, mbi të gjitha sepse ndodhë pas një takimi fizik dhe krijimi të një lidhjeje emocionale

Gjatë takimit, në biseda të ndryshme, mënyra më e lehtë dhe e duhur për marketing do të jetë shkëmbimi i vizitkartave. Kjo do të jetë mundësi e artë për të krijuar një lidhje shumë të vlefshme me persona të rinj dhe për të krijuar marrëdhënie shoqërore ose pune me njerëz që sapo jeni njoftuar.

Pra, vizitkarta është një mjet shumë i fortë marketingut që ju hap rrugët drejt njohjes me një rreth të gjerë njerëzish dhe mund ta merrni me vete kudo që shkoni.

 

 

2.Kualiteti i vizitkartës është përshtypja e parë e personalitetit apo biznesit tuaj

Posa të takoheni me një person i cili mund të jetë në çfarëdo formë vlerë për biznesin tuaj ose thjesht dëshironi te zgjeroni rrethin e atyre që ju njohin juve dhe punën tuaj, do të keni dëshirë që ju të leni një përshtypje të mirë tek ai dhe t`ju mbaj mend shumë gjatë.

Kur e dorëzoni një vizitkartë, përveç informacioneve që përfshihen duhet të kujdeseni edhe për kualitetin e saj. Një vizitkartë duhet të jetë me dizajn profesional por gjithashtu e shtypur me kualitet të lartë. Vizitkarta mund të realizohen me efekte të ndryshme speciale, për të vënë edhe më shumë në dukje informatat më të vlefshme. Mbani në mend: rrugëtimi i saj do të jetë i gjatë dhe më e pakta që do të donit është që, të dëmtohet ende pa e arritur qëllimin e saj.

Vizitkarta duhet të përmbaj emrin (tuaj ose të kompanisë), logo, numrin e telefonit, e-mailin, një adresë fizike dhe webfaqen tuaj.

3. Vizitkartat janë metoda më e shpejtë dhe e lirë e përcjelles së informacionit

Roli kryesor i vizitkartave është që të shpërndani informacione të shpejta tek dikush dhe të krijoni imazh profesional përderisa e bëni këtë. Sepse informacionin e njëjte mund ta dërgoni edhe përmes një letre të bardhë, e cila (sipas të gjitha gjasave) shumë shpejt do të përfundoj në mbeturina. Andaj është e rëndësishme më

Kështu që, mos harroni, vizitkarta është rrugë për komunikim në takim të parë dhe formë për të marrë vëmendje edhe pasi të jesh larguar. Është e rëndësishme që t’i mbani gjithmonë afër vetës dhe të mos e humbi asnjë mundësi për të krijuar kontakte te reja. Kontaktet janë vlera më e madhe e biznesit tënd.