Mendoje për një moment: a ka mënyrë më të mirë për të ndërtuar raporte me blerësin, sesa ta vendosësh emrin e kompanisë tënde në duart e tij?!

Kur flasim për këtë lloj marketingu, gota e letrës për kafe është produkti i parë që na kujtohet. Gota e letrës konsiderohet pjesë e strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe komponentë shumë e rëndësishme e krijimit të identitetit, për veprimtaritë përkatëse. Kjo sepse, një produkt që ec bashkë me blerësin dhe me emrin e biznesit tënd në të, është mënyrë ideale për të forcuar lidhjen dhe për t’u ekspozuar para secilit kalimtar.

 

Pavarësisht në çfarë lloj veprimtarie je: hotel, restaurant, kinema apo fitnes, gjasat janë që je duke kërkuar mënyrën më të mirë për të promovuar vetën. Madje, ky proces zgjatë gjatë gjithë kohës sepse është e vetmja formë për të qëndruar fuqishëm në treg. Duke e ditur që promovimi më i mirë është përmes komunikimit të vazhdueshëm, është thelbësore të krijojmë një mënyre për të komunikuar përmes produkteve ose shërbimeve që i ofrojmë. Duket ideale apo jo? Është mundësi e tillë. Ky proces i ndërtimit të raportit dhe besimit, duhet të përmbajë patjetër edhe produkte të brenduara të biznesit tënd, me kualitet të lartë dhe me mesazh unik.

 

PSE GOTAT E LETRËS PËR KAFE, DUHET TË JENË PJESË E BIZNESIT TËND?
Gotat e letrës me kualitet të lartë, llogo dhe detaje të tjera që e përfaqësojnë biznesi, duhet të jenë pjesë e strategjisë tënde të marketingut. Kjo, jo vetëm për t’u ekspozuar por edhe për të ndërtuar një reputacion të denjë.

Detaje që duhet t’i kemi parasysh

  1. Mund të shtosh një gotë që komunikon me një segment të caktuar të audiencës:
    Kur i drejtohemi një grupi të caktuar me gjuhen që ata përdorin çdo ditë dhe dizajnin që ju përshtatët atyre, ne vëmë bazat e një raporti që zgjatë. Kështu, një veprim i thjeshtë si kafja e mëngjesit behet burim lumturie dhe arsye që klienti të kthehet të nesërmen përsëri.
  2. Rëndësia e fotografive dhe mesazheve atraktive:
    Në kohën kur shumica nga ne jemi të ngarkuar me veprime rutinë dhe rrallë ndodhë diçka e re, një mesazh i veçantë është arsye mjaftueshëm e madhe, për shumicën e njerëzve, që të të përmendin ty dhe kafen që e ke shërbyer.
  3. Promovimi përmes rrjeteve sociale
    Njerëzit janë të prirur t’i shpërndajnë gjërat e bukura, sot më shumë së kurrë. Një nënë që shkon nga puna në shtëpi, një student i lodhur ose cilido person tjetër që ja zgjedhë të ja kushtojë vetës 5 minuta, gjasat janë që do të shpërndaje pak nga kjo kohë edhe në rrjete sociale. Nëse dizajni i gotës së kafes është unik, ajo do të bie në sy bashkë me llogon dhe detajet tjera dhe do të promovojë biznesin tënd para një audience të gjerë.

Tash qe i kuptuam të gjitha arsyet pse është shume e rëndësishme të komunikojmë drejtpërdrejtë më klientin dhe se këtë mund ta bësh më së miri përmes produkteve, është koha ta dërgosh biznesin tënd një hap më tutje dhe kësisoj të krijosh rrjet të klientëve besnik. VIPRINT, tashmë prodhon gota të letrës për kafe, të brenduara me llogo, me kualitet të lartë, si përfaqësuesin më të mirë për  biznesit tënd.  Për më shumë, na kontakto në format e kontaktit të paraqitura në rrjete sociale.

Vera ka ardhë. Bashkë me të edhe shume mundësi promovimi. Mos i le pa i shfrytëzuar.