Etiketat ngjitëse kanë qenë pjesë e fushatave politike dhe promovimit të bizneseve për më shumë se 6 dekada tashmë. Edhe pse i kanë ndihmuar politikanët të fitojnë, kompanitë të promovohen dhe bizneset të diferencohen, nga një numër i madh biznesesh përsëri nuk ju kushtohet vëmendje e duhur. Etiketat ngjitëse mund të përdoren në shumë mënyra, si detaj që i shtohet produktit ose si tërësi. Ajo që është shumë e rëndësishme të thuhet është vlera që i shtojnë pjesës së marketingut.
Etiketat vijnë në shumë forma dhe madhësi. Mund të përdorën si shtesë që tregon adresën, veçantitë e produktit ose thjeshtë si detaj që e tregon çmimin promocional.
Ka disa arsye pse ne besojmë se do të jenë gjithmonë pjesë integrale e kampanjave të marketingut.
1.Nga etiketa rrjedhë biseda:
Shumë nga marketerët profesionist besojnë se fjala e gojës është një nga mjetet më të rëndësishme të marketingut dhe etiketat janë mënyrë ideale për të filluar biseda rreth një produkti. Një studim i fundit tregon se shumë biseda rreth produkteve edhe sot fillojnë nga një material qe klientët e mbajnë në dorë – jo gjithmonë nga shkëlqimi që shihet online. Janë detajet ato që ja shtojnë veçantinë një produkti dhe është e pamundur të flitet për detajet dhe veçantinë pa u përmendur edhe etiketat.
2.Nga etiketa bartet mesazhi:
Kur i shton një etiketë produktit, mesazhi që dëshiron ta dërgosh pranohet shumë më lehtë. Nëse produkti është shitur me një dizajn për një kohë të gjatë dhe në një periudhë të caktuar ti dëshiron të flasësh me klientin, etiketat janë mënyrë ideale. Për shembull, kur mbështetë një kampanjë të caktuar në shoqëri ose ndoshta në kohë festash – etiketa e bën produktin të diferencohet mes produkteve të ngjashme dhe e rritë afërsinë me klientin. Gjithashtu, tregon se ti kujdesesh për ata në raste/periudha të veçanta.
3.Nga etiketa tek informata:
Nuk besojmë se ka mënyrë më të mirë për të dhënë informata të detajuara për produktin. Përbërësit e veçantë të produktit, çmimi me zbritje, detajet lidhur me kontaktin, janë informata që më së miri bien në sy përmes një etikete. E mira është që mund të përdorën nga të gjitha kompanitë, pavarësisht industrisë. Ka gjithmonë një mënyrë për t’u afruar me klientin potencial përmes etiketës ngjitëse.
Siç e dimë, marketingu i mirë dëshmohet në mënyrën si flet dhe lidhjet që ndërton.
Çka të bën ty dhe produktin tënd të veçantë? Si po e tregon ti këtë?
Etiketat ngjitëse mund të përdorën në formë që të forcohet kjo lidhje me klientin dhe të shpërndahet mesazhi/veçantia e produktit tënd. Është formë ekonomike e marketingut dhe efektiviteti është dëshmuar në dekada tashmë. Por, si secila formë e promovimit kërkon planifikim të detajuar, dizajn të mirë dhe ekzekutim të duhur ashtu që të maksimizohet rezultati.