Dëshira për të qenë në hap me kërkesat e tregut na shtynë të hulumtojmë vazhdimisht në gjetjen e alternativave më të mira për klientët. Paketimi është padyshim një element shumë i rëndësishëm në zingjirin e shitjes dhe promovimit. Opsionet e detajeve të fundit që mund t’i shtohen paketimit janë të shumta dhe e rrisin vemendjën që produkti e merr që në shikim të parë.
Na marketing 4P qëndron për rëndësinë e vendit, çmimit, produktit dhe promovimit (ang; place, price, product and promotion) ne shitjen e produktit. Ne definitivisht e shtojmë edhe paketimin në këtë kombinim. Në momentin që biznesit tuaj i duhet pak më shumë ‘gjallëri’ në paketime, është koha për efekte speciale. Por, çka janë efektet speciale dhe si të zgjidhnie më të mirën për biznesin tuaj?
Efektet speciale janë ‘qershia mbi torte’ e paketimeve. Përdorën për të bërë të tillë produktin tuaj – për të marrë vëmendje, për të lënë ‘shijen’ e veçantisë tek klienti që e mbanë në duar produktin. Kur qindra paketime janë para syve të blerësit/klientit, efektet speciale janë ato që e paraqesin brendin tuaj si unik. Kështu që, nëse keni qene duke e menduar se të paraqitësni në menyrë më unike, ju rekomandojmë të shqyrtoni të gjitha opsionet e efekteve speciale, para se të shkoni një hap tutje.
- EMBOSIM / DEBOSIM
Janë procese që e bëjnë produktin të duket shumë elegant. Embosim është efekti ku pjesa e tekstit ngritët mbi sipërfaqe ndërsa debosim është e kundërta: pjesa e tekstit/fotos bie nën sipërfaqen e drejtë. Embosimi është në treg tash e shumë vite. Studime të shumta kanë treguar se, njerëzit janë të prirur të ju afrohen (dhe t’i prekin) produktet kudo, në rast se paketimi e ka këtë efekt. Brendet dhe bizneset që e përdorin embosimin sidomos tek pjesa e teksteve ose llogos, duken më serioze dhe profesionale në shikim të parë. - FOLIE E NXEHTË
Printimi me folie të nxehtë është procesi ku përdorët nxehtësia për të vendosur folien metalike në paketim. Në rastet e katalogëve, menyve, paketimeve të produkteve kozmetike, folia e shton një dozë veçantie. Në një verzion tjetër, kjo metodë printimi ka ekzistuar qysh në shekullin e 19-të. Pas vitit 1970, bëhet një nga efektet speciale më të përdorura në paketime industriale. Sot, printimi me folie të nxehtë është opsion që e shqyrton pothuajse secili biznes që vjen në zyret tona. Vet fakti se ka qëndruar kaq gjatë në treg tregon për vlerën që e shton në produkte. - KOMBINIM I FOLIES ME EMBOSIM
Mendojeni tash efektin e embosimit/debosimit, të kombinuar me efektin e folies. Një llogo ose tekst, që del mbi sipërfaqen e rrafshët të paketimit ose nën të dhe që stampohet me folie të nxehtë me pas, krijon imazh 3D dhe jep efekt shume ekskluziv.
4. LLAK PARCIAL
Në disa paketime ose produkte, kërkohet që pjesë të ndryshme të dizajnit të shkëlqejnë ose të dallohen nga pjesa tjetër. Në këto raste ne e propozojmë llakun parcial. Ky efekt i printimit bën që produkti të marr më shumë vëmendje. E veçanta e këtij efekti është se, mund të përdorët me teksturë, kristalizim, efektin e arit, argjendit etj. Kjo varësisht na dizajni që ka produkti para se të vije tek ne.
Një tjetër e veçantë e efekteve speciale është kombinimi i tyre ashtu që produkti të marrë pamje edhe më ekskluzive. Se cilin nga efektet speciale duhet ta përdorni varet nga imazhi i brendit që e keni ndërtuar. Për shembull, nëse target i produktit tuaj janë adoleshentet, embosimi nuk është opsioni më i mirë për ju. Llaku e ka efektin më të madh te kjo moshë. Studimet kanë treguar se embosimi e ka fuqinë impresionuese tek mosha e mesme. Prap se prap, kjo është statistike dhe nuk është domosdo e vërtetë për ju. Për të bëre zgjidhjen më të mirë ju duhet të testoni. Provoni efekte te ndryshme dhe realizoni pyetësor që e mesin reagimin pas secilit. Efektet janë gjithmonë opsion i duhur – minusi i vetëm i tyre është se e rrisin çmimin e paketimit. Ne besojmë që e rrisin vlerën e produktit aq shumë sa ky dallim në çmim shumë shpejt do të duket i parëndësishëm.
Gjithë këto informata edhe mund tëduken shumë por nëse jeni i interesuar të shkoni një hap tutje, i gjithë procesi mund të thjeshtohet nga ekspertët tanë. Mjafton të kontaktoni në numrat e telefonit dhe nga recepsioni do të ju lidhin me Bletën ose Malësoren. Keshtu, ju mund të merrni shumë shpejt ofertën për biznesin tuaj dhe të bëni planin financiar ashtu që paketimet tuaja, herën tjetër, të jenë dyfish speciale.