Industria e produkteve të bukurisë dhe produkteve kozmetike, është në rritje çdo ditë. Shumë pak industri apo kompani që tërheqin vëmendjen sa ato kozmetike. Kur një produkt është i finalizuar dhe niset në “rrugën” e promovimit, rëndësi të madhe ka edhe paketimi, detajet e dizajnit dhe kualiteti i tij. Kur paketimi i produktit tuaj është me cilësi të lartë, tërheqja e blerësve është më e lehtë dhe besueshmëria më e madhe.
Si ideohet një paketim i përkryer për një produkt të caktuar?
FIllon me një ide – kjo nënkupton që duhet të hulumtoni deri sa ta qartësoni idenë se si dëshironi të duket paketimi i produktit tuaj.
1. Zgjidhni madhësinë e paketimit. Hulumtoni dhe analizoni llojet e ndryshme dhe përcaktoni se cila madhësi do të përfaqësonte sa më mirë biznesin tuaj.
2. Vendosni dizajnin – gjëja e parë që do të duhet të bëni kur dizajnoni paketimin tuaj është të vendosni elementët tuaj të dizajnit. Trendet e dizajnit ndryshojnë vazhdimisht por disa parime themelore i rezistojnë kohës. Konsultohuni me profesionist ashtu që paketimi juaj të mund të jetë një nga ata që qendrojnë gjatë.
Pos këtyre, ekzistojnë edhe disa elementë të ndryshëm që duhet të merrni parasysh:
Stili: Duhet të përcaktoni stilin dhe mënyrën e pamjes të paketimit, ta përshtatni dhe përafroni me produktin tuaj.
Ngjyrat
Kur zgjidhni ngjyrat, ju doni të zgjidhni ngjyrat që:
a) përputhen me personalitetin e produktit apo biznesit tuaj
b) tërheqin vëmendjen e klientit dhe
c) dallohen nga konkurrenca
Informatat:Paketimi i jashtëm është gjëja e parë që klientëve tuaj do t`u bie në sy në momentin që do ta kërkojnë produktin tuaj. Kështu, edhe në paketimin e jashtëm duhet t`i zgjidhni disa informacione që do të shfaqen tek klientët në mënyrë që të dijnë sa më shumë për të qysh në shikim të parë.
Printimi dhe finalizimi i paketimit
Pasi dizajni juaj është në nivelin e dëshiruar, ngjyrat dhe detajet tjera janë finalizuar, është koha për pjesën më të rëndësishme në gjithë këtë zingjir hapash: shtypi i produktit dhe finalizimi i paketimit.
Së pari, kujdesuni për ngjyrat. Printimi jo kualitativ mund të dëmtojë imazhin jo vetëm të produktit por edhe të biznesit tuaj në përgjithësi. Një e kaltër e zbehtë dhe pa jetë, ose një nuance që nuk është identike me atë që ndodhet në dizajn – nuk janë ato që ju do të donit t’i shihni duke qarkulluar në dyqanet e kozmetikes, apo jo? Tek produktet kozmetike, në veçanti, kërkohet e përkryera në secilin hap.
Së dyti, për paketimin tuaj duhet të zgjidhni një material shumë kualitativ dhe të qëndrueshëm. Më e pakta që ju do të dëshironit është që, paketimi të dëmtohej ende pa arritur në duart e blerësit të fundit.
Nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm rëndësinë që ka kualiteti i letrës ashtu që produkti të mbrohet dhe të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme pavarësisht sa gjatë qëndron në dyqan.
Një detaj tjetër me rëndësi janë efektet speciale. Duke qenë se, në produkte kozmetike ka shumë rëndësi imazhi, detajet e efekteve speciale i shtojnë gjallëri produktit dhe e bëjnë të veçohet në raft. Pos kësaj, kur ju shpenzoni në promovim të produktit, efektet speciale në paketim bëjnë që ai të qëndrojë më gjatë në mendjen e blerësit potencial dhe ta tërheqë atë në momentin që ndodhet para vendimit të blerjes.
Si përfundim, industria e produkteve kozmetike po rritet dita ditës – edhe në vendin tonë. Puna me klient të ndryshëm ka bërë që të njohim shumë mirë këtë industri. Para se të vendosni, ndihuni të lirë që të flisni edhe me ekspertët e kompanisë tonë. Ne do të ju qëndrojmë afër me këshilla, nga ndryshimi i detajeve në dizajn e deri te finalizimi, ashtu që produkti juaj të “udhëtoj” në paketim kualitativ dhe të veçantë.