Ne flasim gjatë gjithë kohës për  rëndësinë e prezantimit të mirë të produktit përmes formave të ndryshme të paketimeve, sepse kemi qenë dëshmitar të transformimeve të mëdha të bizneseve si rezultat i ndryshimeve që kanë bërë në kete aspekt. Kemi shkruar gjithashtu shumë herë si paketimi i produktit luan një rol të madh në vendimet e konsumatorit dhe mund të ndikoj në biznesin tuaj në mënyra të ndryshme. Në këtë zingjir vendimesh, është një element i veçantë që meriton të trajtohet si i tillë. Kjo sepse, tash e 200 vite ka qarkulluar në treg për të kryer shërbim dhe për të promovuar një biznes apo kauzë të caktuar: çanta e letrës.

Çantat apo qeset e letrës janë një formë komunikimi me klientët tuaj, jo vetëm me atë që ju ofroni atyre por edhe shfaq vlerat e kompanisë tuaj duke ju dhënë një përshtypje që në shikim të parë. Në këtë mënyrë ju ndihmon ne rrugën e ndërtimit të një brendi të fortë dhe të qëndrueshëm për kompaninë tuaj.

Përdorimi këtyre qeseve daton që nga shekulli XVIII. Fakti se janë në treg për kaq shumë kohë, tregon që përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe tashmë i pashmangshëm nga  bizneset.  Duke qenë se ky produkt e bartë emrin e biznesit kudo, shumë njerëz besojnë se kjo është e vetmja arsye pse ajo duhet të ekzistojë. Por ka edhe shumë më shumë.

  1. Imazhi i biznesit
    Bizneset liderë të industrisë kanë për qellim rritjen e vazhdueshme, si në aspekt të produkteve/shërbimeve, ashtu edhe në aspekt të imazhit. Disa detaje në prezantim e ndryshojnë mënyrën si një brend perceptohet dhe kjo pastaj lidhet shumë me rezultatin e shitjes. Ndaj, pavarësisht nëse keni një produkt për të ja dhënë klientit me vete ose një dhuratë për një rast të caktuar, ky produkt ju ndihmon që të pozicionesh mirë para syve të tij.

2. Afërsia me klientë
Kërkesa për qese të letrës nga ana e konsumatorëve kudo në botë, e edhe në vendin tonë, po rritet çdo ditë e më shumë. Krahasuar me paketimet tjera, në qeset e letrës mund të vendosen më shumë dizajne sipas dëshirës, mund të bëhen në shumë forma dhe stile të ndryshme që tërheqin shumë vëmendjen e konsumatorëve që në shikim të parë.

3. Efektet e veçanta të produktit
Printimi i qeseve të letrës realizohet më shpejt se sa  një numër i madh i paketimeve.

Posa të keni bërë përzgjedhjen e llojit të letrës, dizajnin, formën se si do të duket çanta e biznesit tuaj, koha e realizimit nuk do të jetë shumë e gjatë dhe do të mund t`i keni të gatshme për klientët tuaj për disa ditë. Në VIPRINT një pjesë e punës në këtë produkt bëhet me dorë, gjë që ja shton edhe më shumë veçantinë.

4. MARKETINGU
Mbijetimi i secilës kompani në një treg konkurrues të bizneseve të shumta nuk është i lehtë. Çantat e printuara të letrës janë një zgjedhje e përkryer ku mund të cekni informacionet tuaja, logon e kompanisë, adresën dhe në dizajn mbresëlënës ta paraqitni produktin tuaj. Në këtë mënyrë grumbullimi i njerëzve apo klientëve do të jetë më i madh dhe marketingu do të jetë më i gjërë për arsye se qesja juaj do të ketë mundësinë të udhëtoj edhe deri tek një vend tjetër, sa më larg në mënyrë që ju të bëheni i njohur për produktin tuaj.

 5. Ruajtja e ambientit
Përveç të mirave dhe përfitimeve të mëdha që i sjellin kompanisë tuaj, qeset e letrës kontribuojnë mjaftë shumë edhe në ruajtjen e ambientit ndaj ndotjes, duke larguar rreziqet e shumta që i kanosen natyrës nga materialet tjera, sidomos nga plastika.

 

Këto janë arsyet e para që na kujtohen kur dikush na pyet ‘Pse çanta të letrës?’. Janë detaje që kombinohen për të ja dhënë biznesit tuaj atë ‘erëzën’ që i duhet për t’u diferencuar. Nëse ke lexuar deri këtu dhe je bindur se është opsioni i duhur për ty – JE NË KOHEN E DUHUR GJITHASHTU. Ne jemi duke e përgatitur ofertën më të mirë në treg, me çmime si asnjëherë më parë – për juve që dëshironi t’i bëni pjesë të bizneseve tuaja. Na shkruani në rrjetet tona sociale dhe shumë shpejtë do të informoheni për detaje.