Zgjedhjet janë afër. Për secilin individ dhe parti është shumë e rëndësishme të promovohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Disa njerëz besojnë se format moderne të promovimit i kanë lënë nën hije ato klasike, por në një shoqëri si e jona e dimë se kjo nuk është e vërtetë.
Qëllimi i secilës parti është t’i paraqes para secilit qytetar vlerat dhe planin për ndryshim. Për këtë arsye është e domosdoshme një strategji e mirë marketingu. Koha është e shkurtë por mundësitë janë të mëdha dhe shfrytëzimi ose jo i tyre, shpesh e bën diferencën.
Në kohën kur promovimi online është bërë e vetmja temë diskutimi, ne propozojmë 3 mënyra si ti mund të lidhesh me secilin votues potencial, përmes marketingut tradicional.
- CILA ËSHTË HISTORIA?
Secila pjesë e fushatës nuk ka pse të duket si promovim. E rëndësishme është të krijosh lidhje me secilin individ duke treguar arsyet pse ti je ky që je. Kur tregon një histori, le të mos jetë e lidhur në asnjë mënyre me arsyet pse ti duhet të të votojnë. Jo drejtpërdrejte.
Këtë mund ta bësh të takime të vogla, tubime ose edhe video që shpërndahen në kanale të ndryshme. Le të jetë e lidhur me ngjarjet që e prekin jetën e qytetarit.
Elemente të kësaj historie mund të vendosesh pastaj në fletushka, broshura ose edhe (një fjali e shkurtë) vizitkartë. Këtë duhet ta bësh pasi ke arritur krijosh lidhje aq sa të identifikosh problemet. Secili ndryshim fillon me një histori. Format klasike të promovimit mund të jenë miku yt më i mirë, nëse i përdorë siç duhet.
Për të treguar historinë në formën që ka më së shumti ndikim, normalisht se ke nevojë që ajo të paraqitet vizualisht.
Nga vizitkarta, broshurat, fletushkat e deri tek posterat dhe materialet e tjera të printuara, secila pjesë duhet ta mbështesë atë që ti ke rrëfyer. Ne e dimë rëndësinë e paraqitjes vizuale të gjërave. Njerëzit janë të prirur t’i harrojnë fjalët që i ke thënë nëse nuk ju fiksohen imazhe në mendje. Ndaj, në këtë pjesë duhet të bashkëpunosh me profesionist ashtu që gjithçka të realizohet në mënyrë të përkryer.
2. FLETUSHKAT
Tashmë e dimë se fletushkat janë forma më e lirë e promovimit. Por, pasi çmimi nuk është pika ku fokusohemi në këtë periudhë, duhet t’i cekim edhe shumë përparësi të tjera. Fletushkat janë forma më e lehtë për t’u promovuar para mijëra njerëzve përnjëherë.
Nëse veç zgjedhim hapësirat ku njerëzit janë duke kaluar kohë të lirë dhe ju shpërndajmë planin tonë të detajuar politik, gjasat janë të mëdha që do t’i kushtojnë 1 minut kohë. Ky minut është ajo që të duhet dhe me të cilin mund ta bësh diferencën, shpesh. Fakti që e ke një mundësi për të “folur” para një individi, në një moment kohor, tregon se e ke një mundësi të mirë promovimi.
MBAJE MEND: dizajni duhet të jetë unik. Teksti gjithashtu. Koha që ke në dispozicion është e gjitha që të duhet nëse arrin të kapësh vëmendjen përmes titullit dhe dizajnit.
- VIZITKARTAT
Tashmë e dimë rëndësinë e vizitkartave në përgjithësi: është kontakti i parë i njohjes më një person tjetër. Për çdo individ puna e së cilit përfshinë edhe kontaktin e vazhdueshëm me klient ose bashkëpunëtor, vizitkartat janë si kuleta ose telefoni: GJITHËMONË NË XHEP.
Por,
a) sa janë të nevojshme gjatë fushatës politike për ty, nëse je duke kërkuar vota?
b) a nuk mjaftojnë rrjetet sociale për të dhënë mesazhin që do?
Përgjigjet janë: a)SHUMË dhe b)JO,
dhe shumë shpejtë do të pajtohesh me ne.
Ajo që është shumë njerëzore dhe po harrohet viteve të fundit është se, në kohën kur gjithçka po kalon përmes ekraneve, njerëzit më shumë se kurrë kanë nevojë për LIDHJE shpirtërore dhe kontakte fizike. Ka aq shumë “vërshime” të promovimit digjital sa që shpesh as nuk e kapin vëmendjen.
Kontakti fizik në anën tjetër: një buzëqeshje që përcillet me shtrëngim dore dhe VIZITKARTË, është saktësisht ajo që mbet në mendje. Të gjitha lidhjet e forta fillojnë përmes kontaktit në sy dhe takimit fizik. Në momentin që kërkon votë, ty të duhet shumë më shumë sesa të të njohin numrin dhe emrin: të duhet ajo lidhja shpirtërorë që mund të krijohet vetëm përmes një takimi.
Arsyeja e dytë është vlerësimi.
Secili individ e ka të nevojshme të ndihet i dëgjuar dhe i vlerësuar. Kur i kushton kohë një personi ti ja ke dhënë këto të dyja. Në momentin që ja dorëzon edhe vizitkartën, ti i ke dhënë një mundësi për t’i kujtuar këto ndjenja edhe pasi ka shkuar në shtëpi.
E treta: kujtesa. Njerëzit harrojnë. Në kohën kur ka pak besim në ndryshime të mira, një numër i madh i tyre nuk i kanë të rëndësishëm numrat brenda partisë. Nëse një vizitkartë “udhëton” në një shtëpi, bashkë me të mund të shkojë edhe biseda për ty dhe atë që ti pasqyron.
Kështu që: bëhu gati me një numër të madh vizitkartash, para se të fillojë fushata, ashtu që të mos humbasësh asnjë mundësi. Janë 10 ditë e shumë mënyra promovimi. Kujdesu të bashkëpunosh me profesionist ashtu që: mesazhin për vlerë të japësh përmes materialeve me kualitetin më të mirë.