Biznesi yt është rritur dhe ti ke vendosur ta dërgosh në një tjetër nivel. Paketimi fillestar i produktit nuk të dukët më zgjedhja e përkryer dhe kjo është arsye mjaftueshëm e madhe për të menduar edhe njëherë këtë çështje. Nëse je shumë i fokusuar në krijimin e një “fytyre” ideale për përfaqësimin e kompanisë dhe nuk e ke analizuar mjaftueshëm ndikimin e këtij veprimi në vlerat e shitjes, janë disa gjëra që duhet t’i kesh parasysh që në fillim. Në fund, klienti është testuesi më i mirë i këtij veprimi, andaj duhet të kuptosh: sa do të ndikojë ndryshimi i paketimit në mënyrën si vendosë ai gjatë blerjes.
- Paketimi i ri, i ka afërsisht 7 sekonda, për t’i rënë në sy një blerësi.
Statistikat tregojnë se vendimet e blerjes janë të shpejta. Në hapësirat me shumë produkte, “fiton” ai që ka krijuar besim tashmë ose ai që bie më së shumti në sy. Studimet tregojnë se 1/3 e vendimeve të blerjes bëhet kur jemi të familjarizuar me një paketim ose kur na pëlqen në shikim të parë. Kështu që: para se të vendosesh për çfarëdo dizajni, mos harro të përfshish detaje nga dizajni paraprak. Në fund të fundit, ai është dizajni që e ka fituar njëherë vëmendjen dhe dashurinë e klientit edhe nëse nuk ka qene brenda standardeve të asaj që sot quhet e përkryer. - Kualiteti është pika kyçe.
Një paketim kualitativ jo vetëm që na tërheqë në blerjen e parë, por edhe na bën t’i rikthehemi atij produkti përsëri. Për të hyrë në treg me një paketim të ri, sigurohu që të jetë kualiteti i një shkalle më të lartë, se ai paraprak. Statistikat në botë tregojnë se 90% e klientëve i përdorin përsëri paketimet e produkteve, nëse kjo është e mundur. Nëse produkti yt shitet në kuti letre ose çantë që mund të përdoret më shumë se një herë, kujdesu për detajet. Blerësi mund të jetë kanali yt i marketingut, që nga momenti që e merr produktin në dorë. Duke e pasur çantën/kutinë me emrin e kompanisë tende, ai te ekspozon ty para një numri të madh blerësve potencial, te cilët lidhen me produktin tënd me ose pa vetëdije. Kjo lidhje pastaj, përkthehet ne vendim, ne rastin kur blerësi gjendët para një rafti ne mbushur me disa produkte te ngjashme.
- Detajet në dizajn duhet të krijojnë lidhje mes teje dhe blerësit
Para se të vendosësh përfundimisht për paketimin e ri, vizitoji dyqanet dhe mendo për te gjitha opsionet qe mund t’i kesh. Ndoshta paketimi yt ka nevojë vetëm për një “fshirje” të detajeve, ashtu që të mos duket shumë i ngarkuar. Ose ka nevojë për një detaj që lidhet me përditshmërinë e blerësve tu potencial. Analizo trendët e kohës. Përpiqu të rritesh duke e ruajtur imazhin e “fytyrës” së parë të produktit tënd.
- Ndryshimet e përkohshme janë freski që ka efekt pozitiv
A e ke menduar ndonjëherë të ndryshosh paketimin ashtu që t’i përshtatet një date të caktuar ose një feste? Shumë kompani botërore e përdorin këtë si strategji marketingu. Coca-cola, për shembull, është e para që na kujtohet. Nëse paketimi i ri i produktit tënd ka edhe veçanti të këtilla, gjasat janë që njerëzit të flasin për të dhe ta shpërndajnë në rrjete sociale. Çka është po kaq e rëndësishme është se, një kompani që ju kushton rendësi detajeve të këtilla tregon se po kujdeset deri në detaje për secilin blerës. Nëse ti bashkohesh me gëzimin e tyre në ditë të veçanta, kjo do të kthehet zakonisht në dashuri dhe vëmendje.
- Për fund, nuk mund të mos flasim për rëndësinë e qëndrueshmërisë.
Ka pak trishtim në ndryshimet e këtilla. Kjo sepse, historikisht, kompanitë më të suksesshme kanë qëndruar pas të njëjtit emër, formë dhe ngjyrë, për kohë tepër të gjatë. Kjo nuk është e vërtete për secilën kompani, normalisht. Nëse paketimi yt nuk është me dizajn të kohës ose nuk po arrin efektin e pritur, është koha të ndryshosh. Mirëpo, kujdesu të analizosh secilin detaj, para se të marrësh vendimin përfundimtar. Nga ideja dhe dizajni, deri tek kualiteti dhe detajet tjera – secila pjesë është histori që duhet të shqyrtohet, ashtu qe të jenë të qëndrueshme ndaj ndryshimeve të mundshme në treg dhe në kohë.