Teknologjia është pjesë e jetës tonë, në secilin hap. Nga mengjesi deri në mbëmje, në një menyrë ose një tjetër, jemi të lidhur me paisjet elektronike. Statistikisht, në botë, leximi i librave ende mbetet një nder gjërat e preferuara që njerëzit zgjedhin të bëjnë në kohën e lirë. Por edhe këtu ka hyrë teknologjia: për vite tashmë po tentohet të zëvendësohet libri i shtypur me atë elektronik.
Viteve të fundit janë bërë shumë diskutime lidhur me atë se, cili nga të dy verzionet e librit është më i mirë. Perderisa në fillim është dukur se ky i dyti po e merr aprovimin e shumicës së lexuesve, pak kohë më vonë statistikat ndryshuan. Entuziazmi për të renë ra shumë shpejtë dhe njerëzit çdo ditë e më shumë po i kthehen menyrës klasike të leximit.
Po i ndajmë me ju 5 arsye pse ne besojmë se forma e shtypur e librit është një nga pak gjëra që nuk mund të zevendesohet nga asnjë formë elekronike.

1. PËRQENDRIMI
Është pothuajse e pamundur të përqendrohesh në atë që je duke lexuar, në kohën kur secili aplikacion mobil është i dizajnuar ashtu që të të “vjedhë” vemëndjen. Një studim nga “the GUARDIAN” ka treguar se: njerëzit që lexojnë libra në formë elektronike, kujtojnë shumë më pak nga ajo që kanë lexuar. Kjo sepse, shpërqendrimi i vazhdueshëm bën që truri të mos i regjistrojë informatat.
Ky studim na deshmon më së miri rëndësinë e qetësisë dhe koncetrimit që mund të na ofrojë vetëm një liber kur e mbajmë në duar.

2. DASHURIA
Secili liber i ka dy histori: historinë e autorit dhe të lexuesit. Kur e mbajmë një liber në duar, ne shprehim vetën në faqet e tij. Librin mund t’a përsonalizojmë, të shkruajmë datën, të shtojmë të dhëna nga dita jonë dhe shenime tjera ashtu që vite më vonë të jenë një lloj ditari për ne. E dyta: një liber dhuratë është gjithmonë ide e mirë. Kur dhurojmë një liber që i pershtatet shijës dhe nevojës së personit që e pranon, ne deshmojmë se i kemi kushtuar shumë rendësi këtij procesi. Së fundmi, nuk mund të mos ceket edhe ndjenja që krijohet kur e mbajmë në duar. Është pa çmim.

3. KOLEKSIONIMI
Pak gjëra të krijojnë lumturi më shumë se një raft i mbushur më libra, sidomos në rastet kur secili prej tyre është gjurmë e rritjës tënde intelektuale. Kur e mbanë në duar një liber, nga një periudhë tjetër e jetës, kujtimet kthehen bashkë me të. Gjithashtu, një familje ku librat janë pjesë e përditshme e pamjës dhe e diskutimeve, kultivon tek femijët të njejtën ndjenjë.. Pos kësaj, librat jetojnë qindra vite dhe bartin histori nga brezi në brez.

4. SHENDETI
Të gjithë e dimë tashmë sa shumë e demtojmë vetën kur jemi gjatë gjithë kohës të lidhur me paisje elektronike. Për më teper, një studim i Harvardit ka treguar dëmin që i shkaktojmë trupit, sidomos syve, kur ekspozohemi shumë në shkronjat e vogla në ekranin e paisjes. Një tjetër studim deshmon se njerëzit që lexojnë në paisje elektronike para gjumit, kanë gjumë të parahatshëm dhe (si pasojë) mungesë koncentrimi të nesermën. Pse të mos distancohemi, të paktën gjatë leximit, nga rrezatimi i dëmshëm i paisjeve?

5. RAPORTET
Një autobus i mbushur me persona që lexojnë libra të shtypur është një mundësi për të krijuar shoqëri dhe për të ndarë rrefime. Në anën tjetër, një autobus me njerëz që lexojnë libra elektronik, është një pamje e çuditshme e fytyrave të drejtuara kah ekranet. Tek raporti me femijë është gjithashtu i rëndësishëm kontakti me libra të vertetë. Nese i tregoni një liber elektronik fëmijëve tuaj, gjasat janë që shumë shpejtë të përfundojnë duke u marrë me çkado tjetër pos leximit.

Për këto dhe shumë arsye tjera, ne ju rekomandojmë të lexoni libra të shtypur.
Ne i shtypim me shumë dashuri.