Kompania më e madhe e shtypit VIPRINT në bashkëpunim me rrjeti i marketeve Meridian Express, këtë vit do të sjellin një risi shumë të këndshme për fëmijët të cilët së shpejti do të nisin vitin e ri shkollor.
Më saktë, nga bashkëpunimi mes Meridian dhe Viprint ka lindur projekti i ri i quajtur Fleta, një përpjekje e re për prodhimin e fletoreve të reja dhe kreative për fëmijët tanë. Prodhimi i fletoreve do të bëhet në Kosovë, ndërsa Meridian Express mban ekskluzivitetin e shitjes së fletoreve cilësore për shkollarët e rinj, në të gjitha dyqanet e saj në çdo qytet të Kosovës.
Fletoret e prodhuara nga Viprint, përkatësisht Fleta vijnë me dizajne dhe figura të ndryshme interesante, për t’i dhënë stil dhe kujtimet më të mira fëmijëve që do ti përdorin ato.
“Meridian Express vazhdimisht është e interesuar të mbështesë mundësi të reja prodhimi në vend, aq më shumë kur në pyetje janë fëmijët, të cilëve gjithnjë u ofrojmë vetëm produktet më cilësore vendore apo të huaja. Kësaj radhe, bashkë me partnerin tone Viprint, kemi sjellur fletoret e reja kreative të Fleta, në mënyrë që mësim-nxënia të jetë sa më argëtuese dhe me produktet e verifikuara për cilësi dhe funksionalitet për fëmijët tanë” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.
“Duke pasur parasysh zhvillimin dhe aftësimin e fëmijëve të vendit tonë, ne e kemi parë të nevojshme që të ju ofrojmë fletorën më cilësore dhe kreative në vendin tonë” kanë thënë z.Visar Idrizi – Drejtor Ekzekutiv në kompaninë Viprint.
Fletoret e reja të Fleta, të cilat fëmijët por edhe prindërit e tyre, mund ti gjejnë në të gjitha dyqanet e Meridian Express, të cilat janë të formatit A5, vijnë me 48 fletë, kopertina me 300gsm, plastifikim dhe llak UV.
Për më shumë informata lidhur me fletoret e Fleta në Meridian Express, vizitoni:
https://www.facebook.com/Viprintks/dhe
https://www.facebook.com/RrjetiMeridianExpress/