Shumë kompani printojnë dhe shpërndajnë katalogjet e tyre për të prezantuar kompaninë, produktet/shërbimet dhe ofertat e tyre.
Katalogu i mirë i projektuar është i lehtë për t’u përdorur dhe mundëson një rregullim sistematik dhe estetik të produkteve dhe shërbimeve. Ai gjithashtu ofron informacione të vlefshme për kompaninë, si dhe informacione të rëndësishme të kontaktit për porosi.
Për të shtypur një katalog ju duhet të dini disa gjëra para se ta porosisni atë. Më poshtë ju prezentojmë 6 gjëra që duhet të dini para se të kërkoni një ofertë për shtyp të katalogut tuaj.
1) Tirazhi/Sasia
Tirazhi apo sasia e dëshiruar është e rëndësishme për arsye se nëse keni nevojë për një sasi më të vogël atëherë duhet të llogaritet që shtypi do të realizohet në shtypës digjital por, njëkohësisht duhet pasur parasysh që shtypësi digjital nuk mund të ofrojë kualitetin e njëjtë sikurse shtypësi offset.
Për shembull, nëse keni nevojë vetëm për 150 kopje të katalogut tuaj, mund të jetë me kosto më efektive për të prodhuar katalogun tuaj në një shtypës dixhital.
Në anën tjetër, nëse keni nevojë për 5,000 katalogje, atëherë shtypi në offset është metoda më efikase për të realizuar këtë katalog.
2) Dimensionet
Disa dimensione të katalogut – të tilla si formatet A4 dhe B4 janë më të zakonshme.
Përveç kësaj ju mund të zgjedhni formatin sipas sygjerimeve të dizajnerit apo kolegëve tuaj të punës. Faktor tjetër i përcaktimit të dimensioneve mund të jenë kostot e larta në proporcion me madhësinë e katalogut etj.
3) Numri i faqeve
Gjatë kërkesës tuaj për shtyp të katalogut atëherë duhet që në kërkesën tuaj të tregohet edhe sa faqe përmbanë ai katalog sepse ndihmon në kalkulimin e çmimeve si dhe i jep informata kompanisë së shtypit se sa letër do të shpenzojë për atë katalog. Gjithashtu duhet të dihet se realizimi i shtypit a do të bëhet vetëm në njërën anë apo të dy anët e fletës.
4) Karakteristikat e Letrës
Pika e fundit që duhet të dini janë karakteristikat e letrës – të tilla si trashësia apo gramatura e letrës për brendi dhe kopertinë, pastaj lloji i letrës me apo pa shkëlqim (matt apo glossy), etj.
E gjitha varet nga ajo se cfarë dëshironi të prezantoni. Psh. Për të siguruar një imazh më të lartë të cilësisë është më e preferueshme që letra të jetë me gramazh më të madhe.
Faktori tjetër është se sa i qëndrueshëm dëshironi që të jetë katalogu juaj. Nëse printoni rrallë një katalog, atëherë duhet të keni parasysh përdorimin e letrës më të qëndrueshme me një mbulesë apo mbrojtëse të pastër. Kjo do të ndihmojë që të rritë jetëgjatësinë e katalogut.
5) Lloji i shtypit (ngjyrat)
A do të shtypet katalogu juaj me ngjyra të plota? Apo disa elementë do të shtypen vetëm me ngjyrë të zezë? Në disa raste, ngjyra e zezë mund të jetë zgjedhja më ekonomike, por ngjyra e plotë pothuajse gjithmonë rekomandohet për një prezantim sa më të denjë, në veçanti për katalogët e shitjeve dhe katalogët promovuese.
Gjithashtu gjatë shtypit duhet pasur parasysh edhe vendosjen e të ashtuquajturave BLEED, të cilët nënkuptojnë rritjen e dizajnit jashtë formatit punues në program për 3mm më shumë në mënyrë që prerja e letrës te kete siguri gjate prerjes dhe mos të mbetet ngjyra e bardhë.
Viprint mundëson 3 lloje të shtypit: Digjital, Offset si dhe Label Printing.
6) Lloji i lidhjes
Katalogët me një numër të vogël faqesh – domethënë 64 faqe ose më pak – në përgjithësi mund të lidhen me metodën e detyrueshme të lidhjes me tel. Kjo është një metodë ekonomike për lidhje të katalogut. Në rast se numri i faqeve është më i madh atëherë vijnë në shprehje forma të tjera të lidhjes që janë:
- Lidhja e butë (përdorë ngjitësin për të lidhur faqet në kapak dhe mund të strehojë katalogë shumë të trashë. Kjo metodë prodhon gjithashtu një shpinë të sheshtë e cila mund të shtypet.),
- Lidhja me spirale ( kjo lidhje i jep një fleksibilitet ndërrimit të faqeve të katalogut) apo
- Lidhja e fortë me qepje ( përveç lidhjes së butë bëhet edhe qepja në mënyrë që të ketë sa më shumë jetëgjatësi)
Sidoqoftë, nëse shtypni një katalog më shpesh, si mujore ose tremujore, atëherë trashësia dhe niveli i mbulimit dhe faqeve në përgjithësi mund të jetë më i vogël.
Viprint ndër të tjera ka edhe kategorinë e shtypit VI-Print e cila mbulon shtypin e të gjitha produkteve promocionale, ndër to edhe shtypin e katalogjeve simbas kërkesave të klientëve. Ne mund të prodhojmë katalogë në pothuajse çdo sasi, madhësi, lloj, ngjyrë ose stil lidhës që kompania juaj mund të ketë nevojë.
Ne ndihemi shumë mirë kur klientët tanë na shkruajnë dhe kërkojnë këshilla profesionale rreth shtypit. Andaj jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve rreth kërkesave tuaja të veçantë për shtyp.