PRINTIM KOMERCIAL është termi që përdoret në rastin e printimit për biznese. Me fjalë tjera, nëse të duhen produkte të printuara për biznesin tënd kjo nënkupton se të duhet printimi komercial. Se çfarë produktesh të printuara i duhen biznesit, varet plotësisht nga ajo se ne çfarë industrie je. Nga broshurat dhe visit-kartat, tek menytë, revistat dhe materialet e ndryshme promocionale – opsionet janë të shumta dhe mundësitë e rritjes gjithashtu.
Printimi komercial ka qenë vazhdimisht shumë i kërkuar. Individët shumë shpejt e kuptuan peshën e materialeve te shtypura ndërsa kompanitë më të mëdha botërore qysh herët i kanë përdorur ato për t`i prezantuar shërbimet apo produktet e tyre.. Pavarësisht zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe formave të shumta të ruajtjes së materialeve online si dhe promovimit të tyre përmes rrjeteve sociale dhe katalogëve digjital, printimi tradicional nuk ka mbetur asnjë hap prapa. Përkundrazi, statistikat tregojnë se bizneset e mëdha kanë rritur buxhetin që ja dedikojnë printimit, në vitet e fundit.
Dy llojet kryesore të printimit:
1. PRINTIMI OFFSET në përgjithësi përdorët për prodhimin e produkteve me kualitetin më të lartë të mundshëm të printimit dhe vetëm për sasi të mëdha. Ky lloj printimi përdor pllaka, zakonisht të bëra prej alumini, që transferojnë imazhin të printuar në një fletë gome ose “batanije” e cila më pas mbështillet në letër. ‘Offset’ është termi i përdorur sepse imazhi nuk transferohet drejtpërdrejt në letër që nga fillimi. Produkti përfundimtar e arsyeton gjithë procesin sepse secili detaj është i paraqitur në mënyrën më të mirë.
PRINTIMI DIGJITAL është mënyrë më e shpejtë e printimit. Duke qenë se printimi offset përdorët për sasi më të mëdha, merr më shumë kohë dhe si rezultat mund të kushtojë më shumë, lloji tjetër i printimit i “plotëson” këto zbrazëti. Vite më parë, printimi offset është konsideruar shumë më kualitativ sesa ai digjital por viteve të fundit ky raport ka ndryshuar shumë. Printimi digjital i është përafruar për kah kualiteti por si opsion është ende më i lirë. Përdorët për sasi më të vogla dhe në rastet kur nuk kërkohet kualitet maksimal i printimit të detajeve.
Në cilin do rast, materialet pergatiten per shtyp nga ekipi i cili kujdeset qe te behet me e mira ne cilindo opsion te zgjedhur nga klienti.
Si ndihmon printimi në rritjen e imazhit e produktit?
Industria ku ju operoni është (sipas të gjitha gjasave) e mbushur me konkurrencë. Kjo sepse, tashmë në shumicën e industrive ekziston kjo frymë dhe diferenca bëhet nga kujdesi në detaje. Ne, në secilin rast që kemi, e cekim sa shumë ka rëndësi printimi kur bëhet fjalë tek ngritja e imazhit të produktit/shërbimit apo kompanisë në përgjithësi. Çdo produkt që e prodhojmë ne, do të kalojë nga ju tek blerësi juaj aktual ose i së ardhmes dhe do të komunikojë në ndonjë formë me të. Komunikimi duhet të jetë profesional sepse imazhi i biznesit lidhet ngushtë me këtë, ndaj ne besojmë se kualiteti është thelbësor.
Por, ka edhe aspekte tjera të produktit që bien në sy – kualiteti i dizajnit, për shembull, duhet të analizohet mirë. Secila kompani përdor dizajne të ndryshme për prezantimin e vetës /produktit. Është e rëndësishme që edhe ai të jetë sa më profesional, t`i përshtatet shërbimit dhe ta paraqes në mënyrën e duhur atë shërbim. Përmes printimit me efekte speciale, dizajni pastaj edhe mund të bëhet më tërheqës dhe do ta bartë edhe më fuqishëm mesazhin. Efektet speciale do ta unifikojnë produktin tuaj, do t`i shtyj njerëzit që ta blejnë atë ose t`ju interesoj më shumë shërbimi që ju ofroni.
VIPRINT tashme është certifikuar nderkombtarisht për kualitetin më të lartë të printimit me standardin ISO 12647, NGA FOGRA. Në Gjermani, janë analizuar produktet tona përfundimtare dhe kanë rezultuar me kualitetin më të madh të mundshëm të shtypit.
Ne kemi besuar gjithmonë se printimi ju ndihmon që të krijoni historinë dhe më pas edhe ta ruani atë. Është komunikim, promovim dhe rruga e rritjes. Kujdesuni që t’i kushtoni vëmendje të veçantë asaj që do të shkojë deri në duart e blerësit. Ne kujdesemi që imazhi juaj pastaj të realizohet në mënyrën më të mirë.