Thonë se, secila situatë i ka të dy anët e medaljes. Pandemia na ka mësuar të gjejmë më të mirën për bizneset tona edhe atëherë kur në shikim të parë nuk është parë asgjë e mirë. Në 14 muajt e fundit ne kemi qenë dëshmitar të këtyre përpjekjeve tek klientët dhe bashkëpunëtoret tanë. Sektori i gastronomisë, më shumë se asnjëherë më parë, u fokusua tek pakot ‘merre me veti’ dhe kjo bëri që ne të shohim shkrirje të kreativitetit në paketime, si mënyrën më të mirë për të komunikuar me blerësin.
Ka shumë mënyra për ta bërë një klient të lumtur kur ai ulet në ambientin tënd. Nga mënyra si i flet kur merr porosinë, muzika në prapavijë – deri tek detajet e dekorit dhe servimit të ushqimit. Por, kur këto ishin të pamundura, shumë biznese e dhjetëfishuan fokusin tek pika e vetme e kontaktit me blerësin: në paketim.
Por, a është vërtetë kaq i rëndësishëm ai?
Nëse po, si ta bëjmë më të mirën në këtë drejtim?
Kur porosia arrin një shtëpi, personi pas derës është i lumtur. Logo e biznesit tënd, si detaji i parë që bie në sy, lidhet me këtë lumturi. Por, çka mund të bësh ashtu që të shkosh një hap më tutje dhe të kontribuosh në krijimin e një lidhjeje të fortë dhe afatgjatë?
Mos e limito imagjinatën
Në periudha të ndryshme ngjyrat e paketimit tënd mund të ndryshojnë. Së bashku me to edhe mesazhi (ashtu që t’i përshtatet situatës) ose forma e tij. Nëse foto të llojeve të ndryshme të paketimeve i shpërndanë në rrjete sociale, t’i mund ta mesesh saktësisht efektin që secila prej tyre ka në audiencë. Kjo të ndihmon që të dërgosh paketimin e duhur në derën e duhur.
Shumë nga klientët tanë kërkojnë gjithmonë diçka të re për klientët e tyre. Duke qenë se ofrohen lloje të ndryshme të paketimeve dhe mundësi shumë të mira për të njohur ndikimin e secilit, ne gjithmonë i inkurajojmë klientët të provojnë dhe të marrin sa më shumë nga secila mundësi.
Kujdesu për kualitetin
Kjo është esenciale. Ne, në VIPRINT, gjithmonë e cekim rëndësinë e njohjes së produktit para se të vendosim për llojin e paketimit. Ti nuk dëshiron që produkti yt të arrijë në një shtëpi pa e ruajtur formën ose nxehtësinë. Siç e thamë edhe më herët: kjo do të dëmtonte të vetmin kanal komunikimi me blerësin tënd. Kështu, kualiteti është gjithmonë numër 1 një në listën e pikave të cilat duhet t’i përmbushe paketimi. Ka shumë specifika të cilat duhet t’i kesh parasyshë para se ta bësh zgjedhjën përfundimtare. Detajet e dizajnit mund të behen me llak ose plastifikime të ndryshme. Llojet e letrës ndryshojnë gjithashtu – varësisht nga produkti që do e mbajnë. Kujdesu të analizosh efektin e secilit detaj.
Veçohu
Gjasat janë që, një paketim kreativ mbetet në një familje për disa orë (ose më gjatë). Kjo bën që, pos personit që e ka porositur edhe persona të tjerë ta shohin atë. Nëse paketimi është i qëndrueshëm ai rrin në familjen tona dhe përdoret përsëri për diçka tjetër. Kjo do të thotë se, në momentin që porosia niset nga adresa jote, mundësitë që ai ta promovojë tutje biznesin tënd janë të shumta. Mundohu t’i kushtosh rëndësinë e duhur ngjyrave që kapin vëmendje ashtu që ky rrugëtim të ketë sa më shumë peshë.
Si përfundim, le të ja rikujtojmë vetës se: nëse nuk mund ta ndryshojmë një situatë, duhet ta marrim më të mirën prej saj, çka do që të jetë ajo. Në rastet kur nuk keni mundësi t’i pranoni klientët në hapësirat tuaja, të paktën mund të fokusoheni që të forconi një tjetër lloj lidhjeje. Bizneset në sektorin e gastronomisë, më shumë se kurrë kanë hyrë në shtëpi dhe janë promovuar para të tjerëve, nga duart e klientëve ekzistues. Kjo shprehi e blerjes do të vazhdojë të qëndroje kështu që pse të mos të shkojmë edhe një hap më tutje – t’i kushtojmë edhe më shumë vëmendje secilit detaj të komunikimit permes paketimit?!
Ne, në VIPRINT, do të sigurohemi që kërkesat tuaja të plotësohen deri në detaje.