Të gjitha bizneset e suksesshme kanë një të përbashkët: vëmendjen ndaj detajeve. Kur shkon një hap përtej konkurencës duke ju kushtuar vëmendje të veçantë disa detajeve, ndryshe trajtohesh edhe nga klientët dhe (si rezultat) arritja e qëllimeve të shitjes bëhet qellim që realizohet shumë më lehtë.
Na pëlqen ta citojmë thënien e famshme të profesor David Kohl, i cili thotë: “Suksesi nuk vjen vetëm duke i bërë gjërat 1000 herë më mirë por edhe duke i bërë 1000 gjëra + 1 % më mirë.” Nga kjo kuptojmë se mund ta rrisim suksesin e përgjithshëm vetëm nëse ju kushtojmë pak më shumë kujdes veprimeve të përditshme. Me këtë rast rrisim mënyrën e organizimit brenda biznesit dhe ndryshojmë pozicionimin në treg.
Detajet që e bëjnë diferencën në restaurante:
Në rastin e restoranteve i gjithë ky proces është edhe më i rëndësishëm sepse duhet të krijojmë një ambient ku klientët kalojnë kohë të mirë dhe e shijojnë gjithashtu ushqimin. Përderisa shumica e pronarëve besojnë se ushqimi i mirë mjafton, statistikat tregojnë se kjo nuk është plotësisht e vërtete. Ushqimi dhe shërbimi i mirë janë gjëra bazike por gjithashtu duhet të gjejmë një mënyrë që ta shndërrojmë biznesin në brend me të cilin njerëzit lidhen dhe i besojnë.
Ku duhet të fillojmë?
Pothuajse aq e rëndësishme sa kualiteti i ushqimeve është edhe mënyra si shërbehet dhe (gjithashtu) mënyra si paketohen dhe dërgohen tek blerësi. Për lloje të ndryshme të ushqimeve këshillat ndryshojnë por parimisht duhet të kemi në mendje dy gjëra:
1) ushqimi duhet të arrijë në shtëpinë e blerësit pa e humbur shijen dhe nxehtësinë:
Për këtë qellim, duhet të kujdesemi që kur furnizohemi me paketimet e ushqimeve, të jenë veçanërisht për të plotësuar këtë nevojë. Sepse në fund të fundit, një klient që e pret ushqimin në shtëpi nuk ka pse të shqetësohet për rrugën që produkti yt bën – ky është detaji me të cilin duhet të merresh ti. Është e dhimbshme ta humbasësh një konsumator veç pse ushqimi e ka humbur kualitetin gjatë rrugëtimit.
2) paketimi duhet të tërheqë vëmendje dhe të afrojë blerësin deri në atë pikë sa ta bëjë të ndihet pjesë e familjes.
Një paketim plot ngjyrë dhe me detajet që forcojnë lidhjen me blerësin, është ajo që ne e propozojmë në këtë rast. Kur emri i restaurantit tënd hyn në një familje, t’i ke mundësi të promovohesh në shumë mënyra. Nëse e kapë vëmendjen në formën e duhur përmes: dizajnit, ngjyrës dhe mënyrës së komunikimit, ti do të kthehesh përsëri e përsëri në atë familje. Madje edhe me produkte tjera.
Pasi jemi kujdesur për mënyrën si trajtohemi në secilën shtëpi, është koha të mendojmë edhe promovimin në rrugë.
E kemi theksuar edhe më herët por në raste si ky si mund të mos flasim edhe njëherë për rëndësinë e gotave të kafes të brenduara? (A ta theksojmë edhe njëherë: të BRENDUARA?)
Është një nga ato detaje që nuk duhet të anashkalohen sepse kanë ndikim të madh e kosto pothuajse zero. Kur ti e vendosë mesazhin tënd në duart e blerësit, ti bën vend gjithashtu në mendjen dhe (nëse mesazhi është i duhuri) zemren e tij.
Kur sheh sa shumë biznese nuk e shqyrtojnë promovimin përmes kësaj mënyrë vetëm sepse nuk ndajnë pak kohë për t’i menduar përfitimet, është e dhimbshme. Ne të propozojmë ta mendosh gjatë kësaj fundjave dhe pastaj ta diskutosh me pjesën tjetër të ekipit të Hënën. Nuk të merr kohë ky proces, kosto është shumë e vogël edhe përfitimet janë të shumta.
Një hap më tutje: MENU-të
Po hyjmë tash brenda ambientit të restaurantit dhe shikojmë si mund të krijojmë lidhje me klientin që është duke na vizituar për herë të parë. Ti e di tashmë rëndësinë e ushqimit të mirë, shërbimit dhe ambientit mikpritës. Por a e ke menduar ndonjëherë se diçka e thjeshte si MENU e ushqimit, luan rol kyç në mënyrën si prezantohesh për herë të parë?
Mendoje tash: është pasaporta e biznesit tënd. Kur dikush e mbanë në duar, ty të ipet mundësia të flasësh për nivelin e përgjithshëm të restaurantit tënd. Një menu e punuar me detaje speciale komunikon nga niveli i lartë. E mira është që, menu të këtilla prodhohen në vendin tonë dhe janë investim që do e bësh vetëm një herë.
Të propozojmë që, gjatë kësaj fundjave, të mendosh disa minuta për detajet që duhet t’i shqyrtosh dhe vlerën që do e shtojnë në nivelin e përgjithshëm. Mos harro: e gjitha që duhet të bëjmë është të përmirësohemi 1% në secilin aspekt. Rezultati do të flasë vet.
VIPRINT