Dita botërore e mjedisit erdhi.
Këtë vit ishte edhe më e veçantë për arsye se tashmë kemi hyrë në dekadën e re dhe kjo nënkupton edhe një kampanjë të re.

“Dekada e UN për restaurimin e ekosistemeve” (UN decade for ecosystem restauration) u lansua këtë vit në Pakistan – këtë vit Pakistani ishte nikoqiri global i kësaj dite. Ideja ishte që të ngritët sa më shumë vetëdija për faktin se sa të rëndësishme janë veprimet dhe vendimet tona të përditshme, në ruajtjen e tokës për gjeneratën tjetër.

Jordan Sanche,  autorja e poezisë kushtuar kësaj dite, thotë se: “dëshiron që njerëzit ta kuptojnë sa e rëndë është situata ku ndodhemi por gjithashtu ta dinë se ka gjithmonë diçka për të bërë, duhet të jemi pozitiv dhe të veprojmë.” Titulli i poezisë së saj REIMAGINE, RECREATE, RESTORE (ri-imagjino, ri-krijo, ri-vendos) është edhe tema e kampanjës së këtij viti.

Por, çka është e rëndësishme të dimë ne si biznese për mjedisin?
Cilat janë vendimet që mund të marrim ashtu që ta dimë se jemi duke kontribuar në ruajtjen e tij?

 

KUJDESI PËR TOKËN
Secilën ditë ne mund të kujdesemi që të mos shpenzojmë në produkte të cilat më pas mund të dëmtojnë planetin tonë. Si biznese, zgjedhjet që ne i bëjmë pa menduar gjatë, mund të shkojnë larg – vendimet tona mund të ndikojnë zingjir njerëzish. Për shembull, nëse produktet që kompania juaj shet janë ushqimore, mendoni sa shumë do të ndikonit në të mirën e përgjithshme nëse ato shtypen me letër të reciklueshme. Letra e reciklueshme dekompensohet shpejt, për 2 deri në 6 javë – më shpejtë se shumica e materialeve tjera. Kjo nënkupton se, në i bëjmë tokës nder, duke mos i dhënë materiale të cilat do ta dëmtonin me vite.
Dita botërore e kujdesit ndaj mjedisit mund të të inspiroj që, kur bën porosinë e radhës të pyesësh nëse letra që përdoret është e certifikuar dhe e reciklueshme. Një vendim i thjeshtë si ky, mund të shkojë larg sa i përket mbrojtës së mjedisit. Ne në VIPRINT tash e sa vite e kemi marrë vendimin që, klientëve tanë të ju ofrojmë vetëm më të mirën pikërisht për këtë arsye. Ne e dimë se një letër e certifikuar për paketime dhe me material të reciklueshëm është zgjedhja ideale për ju, ndaj kemi punuar gjatë që të marrim certifikimet e duhura dhe të mund të ofrojmë vetëm kualitetin maksimal në harmoni me kërkesat e natyrës.

KUJDESI PËR ENERGJINË
Duke qenë se pajisjet elektronike janë pjesë e pandashme e jetës tonë, shpenzimi i energjisë shpesh i kalon kufijtë e asaj që mund të konsiderohet e domosdoshme. Pos kësaj, te bizneset prodhuese, makineritë shpenzojnë po ashtu shumë dhe kjo rritet në rast kur makineritë janë të vjetra. Ne ju propozojmë të diskutoni me stafin për veprimet që i bëni në mënyrë të automatizuar dhe të filloni të korrigjoni njëri-tjetrin në rast të shprehive jo të mira. Ndryshimi nuk është i lehtë dhe deri në momentin që veprimet e reja të fillojnë bëhen pjesë e ditës, mund të kalojë kohë.  Por, ja vlen… Ndalja e dritave kur mund të përdoret drita natyrale ose kur nuk është askush në zyrë ose përdorimi i poçeve që e kursejnë energjinë, janë disa nga këta hapa të vegjël por shumë të rëndësishëm që mund të filloni t’i bëni qysh sot. Ne, në VIPRINT, jemi kujdesur që këtyre shprehive të ja u shtojmë edhe një tjetër formë të kujdesit: kemi investuar në makineri që e konsumojnë minimumin e energjisë.
Në këtë mënyrë, kujdesemi për biznesin dhe ambientin.

KUJDESI PËR DRUNJTË
Roli i drunjve nuk do të jetë  i rëndësishëm në momentin që frymëmarrja nuk do të jetë e tillë.
Kjo fjali na mjafton për të kuptuar se duhet t’a kthejmë vëmendjen kah kjo çështje, jo veç kur flitet për mjedisin por kur flitet për shëndetin tonë ose gjeneratën tjetër.
Shumë nga produktet që ju i përdorni në biznes janë nga letra. Nëse jeni biznes shërbyes, keni letra të ndryshme promovuese. POR nëse jeni biznes në sektorin e gastronomisë, një pjesë e rëndësishme e punës tuaj janë paketimet.
Dukë qenë se letra prodhohet nga druri dhe përdorimi i saj nuk mund të eliminohet, ne kemi bërë zgjedhjen më të mirë. VIPRINT përdorë vetëm letër të certifikuar nga organizata botërore FSC e cila mbron ekosistemet tokësore. Kur e shihni llogon e FSC në produktet e një kompanie, ju e kuptoni që puna e saj nuk i dëmton ekosistemet. Kjo sepse, sistemi unik funksionon ashtu që, secilin dru të prerë ta zëvendësoje me një tjetër. Kjo do të thotë se, ju si biznes kur merrni produkte me llogon e FSC e kuptoni se jeni kujdesur për mjedisin.

Këto janë 3 vendimet më të rëndësishme që ne kemi marrë jo vetëm për vete por edhe për klientët tanë. Ndaj sot, kur flitet për mjedisin,  ne e dimë se jemi duke e bërë më të mirën brenda mundësive që ekzistojnë dhe gjatë gjithë kohës jemi në kërkim të metodave alternative për të cilat diskutojmë me shumë kënaqësi.