Pavarësisht nga natyra e biznesit tënd, ne besojmë se e gjithë kompania duhet te orientohet kah ata që i blejnë produktet/shërbimet të cilat ajo i ofron. Jo vetëm kaq: në një treg konkurrues global, vetëm bizneset që arrijnë të krijojnë lidhje kuptimplota me blerësit, mund të diferencohen dhe të bëhen lider në industrinë e tyre.
Biznesi yt është shërbim për klientët ndaj është shumë e rëndësishme ta kuptosh se nuk bën të ju drejtohesh vetëm kur dëshiron të shesësh. Komunikimi i vazhdueshëm është çelësi i njohjes së nevojave në njërën anë dhe pakënaqësive në anën tjetër. Kjo ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë se produktit që ti ofron.
Jessica Alba, pronare e kompanisë HONEST thotë se: bizneset mund të mësojnë mjaftueshëm vetëm duke i dëgjuar klientët dhe duke qëndruar të lidhur me ta.
Pyetja të cilën ti, sipas te gjitha gjasave, je duke e bërë tashmë është: në rregull, e kuptuam rëndësinë e krijimit të lidhjeve por si të arrijmë ta krijojmë atë?!
Po i ndajmë me ju 3 mënyra për të ndertuar lidhje të fortë me klientët dhe për të pasur klient besnik:
1. Kur komunikon, mbaje mend: je duke folur me individ dhe jo me pajisje elektronike
Kur dikush të shkruan mesazh apo email dhe të pyet për produktet që ti i ofron, është detyra jote të përgjigjesh ashtu që të gjesh zgjidhje dhe të flasësh drejtpërdrejtë me të, jo përmes mesazheve automatike. Grupimi i të gjithë klientëve në një grup, tregon jo-seriozitet. Personi qe ka përgjegjësi për t’u përgjigjur në pyetje dhe ankesa, nuk duhet ta kryejë këtë detyrë në mënyrë të automatizuar. Në vend të kësaj, duhet të bëjë pyetje dhe të hapë biseda me anë të së cilave do e njohë personin përtej ekranit.
Mbaje mend: secili klient ose klient potencial është i veçantë në nevojat dhe mënyrën e te folurit dhe si të tillë duhet ta trajtosh.
2. Përgjigju edhe ankesa ose në komentet negative
Është shumë e lehtë të falënderohesh dhe të përgjigjesh kur puna shkon mirë dhe klientët janë të kënaqur. Por, nëse dëshiron të qëndrosh gjatë në treg, duhet të jesh aty edhe në rastet tjera. Biznese të ndryshme në botë tregojnë rëndësinë e përgjigjes edhe ne komente negative. Kur mundohesh të gjesh zgjidhje, ti mund ta shndërrosh një klient të frutuar në një mbështetës. në mend: njerëzit marrin vendime bazuar në ndjenja ndaj është thelbësore të kujdesesh për këtë pjesë. Nuk “guxon” të injorosh komentet ose mesazhet negative, në rast se dëshiron të qëndrosh gjatë në treg.
3. Kur ke mundësi, tako klientët
Edhe pse teknologjia ka zëvendësuar të gjitha format e komunikimit, rëndësia e takimeve mbetet e padiskutueshme. Nëse biznesi yt mundëson edhe takime me klient, mundohu të ndash pak kohë që të flasësh me ta, ti dëgjosh këshillat dhe mendimet e tyre. Kjo jo vetëm që do të të ndihmojë të ndërtosh raporte por edhe të rrisësh biznesin tënd ditë pas dite. Kur merr hapat e rritjes së biznesit, duke pasur në mendje klientin tënd ideal, ti krijon bazë të fortë dhe të qëndrueshme. Mos harro: klienti, me te gjitha kërkesat e tij, vjen gjithmonë i pari dhe për t’i ditur kërkesat dhe nevojat e ti, është e domosdoshme të komunikosh vazhdimisht.
Në fund,
mos harro se ne jemi njerëz dhe si qenie të tilla ne udhëhiqemi shpesh nga emocionet. Kryesisht, jemi të prirur të krijojmë raporte pozitive. Sfida më e madhe e bizneseve është t’i bëjë sa më njerëzore shërbimet dhe produktet. Sepse, në momentin që ke krijuar raporte të mira, ti ke krijuar një lidhje që zgjatë dhe me këtë: një biznes të tillë poashtu.