Sa kohë mund të zgjasë shtypi i një produkti?

Sa kohë mund të zgjasë shtypi i një produkti?

Koha e shtypit dhe finalizimit të një produkti varet kryekëput nga lloji I produktit dhe tirazhi I kërkesës për shtyp.

Viprint posedon makineri të cilat mund të shtypin deri në 15,000 tabak të formatit B1 brenda një ore.

Ju nëse mendoni se shtypi apo printimi është procesi i fundit atëherë jeni gabim, sepse kjo në fakt është nga proceset e para për të finalizuar një produkt.

Pra, varësisht nga komplikimet e produktit rritet edhe koha për të realizuar atë. Për shembull, një fletpalosje apo një poster I thjeshtë ka vetëm shtyp dhe prerje por, nësë flasim për produkte më të komplikuara të cilat mund të kenë plastifikim të ndryshëm, UV llak apo lidhje të buta apo të forta, atëherë për gjithsecilin proces sigurisht që kërkohet kohë shtesë.

Pavarësisht të gjithave ne zakonisht ofrojm 5 deri 7 ditë pune për të finalizuar një produkt për arsye të ngarkesave që mund të kemi apo defekteve eventuale të makinerive por, kjo nuk nënkupton që produktet nuk mund të liferohen edhe më herët se ky afat kohor.

Por, për tu njoftuar ma detajisht për kohë dhe specifika të tjera që ju nevojitet për të realizuar një produkt, ne ju ftojm për vizitë në hapsirat tona të punës dhe do të informoheni për çdo detaj.