Statistikisht, secilin vit, mbi 90% të produkteve të reja deshtojnë. Arsyeja është e thjeshtë: klientët nuk kanë kohë dhe energji të provojnë të gjitha produktet e një kategorie të caktuar, aq më pak produktet e reja. Kjo pasi që, në momentin që familjarizohen me një produkt, ndryshimi i shprehisë së blerjës është shumë i veshtirë. Njerëzit zakonisht marrin vendime të shpejta, kur blejnë produkte të përditshme. Kriteri që e percakton suksesin ose mos-suksesin e produktit është i thjeshtë: forma dhe dizajni i paketimit.
Duke qënë kaq të rendesishme këto 2 veçori në suksesin e pergjithshëm të kompanive, pyetja që duhet të ja bëjmë vetës është: si mund të ja dalim të krijojmë një paketim që terheqë vëmendje dhe e përfaqëson më së miri produktin tonë?

Krativiteti është çelësi i suksesit, për shumicen e bizneseve të kohës. Kjo fjali vlenë sidomos për produktet sepse konkurenca është e madhe dhe një paketim cilësor me dizajn kreativ, është ai që do të ja mundësoj produktit tënd të bie në sy, para produkteve të tjera të ngjashme. Përderisa dekada më parë i gjithë qellimi i paketimit ishte “transportimi” i një produkti nga kompania prodhuese tek klienti, sot kjo ka ndryshuar plotësisht. Nga dizajni dhe forma, tek madhesia dhe kualiteti i paketimeve, një ekip i tërë merret me realizimin e ketij procesi.
Që nga ideja e deri tek forma që preket, secilit hap duhet t’i kushtohet kohë dhe vemendje. Analiza e trendeve të dizajnit dhe ngjyrave është pjesa e parë. Pjesa e dytë është kualiteti dhe forma e paketimit. Sot kemi shumë lloje të letrave që mund të përdoren dhe mënyra të ndryshme të formësimit të tyre ashtu që të krijojmë një paketim që e kapë vemendjen e klientit potencial dhe e ruan produktin.
Nese qellimi yt është të arrishë të deportosh në treg ose të rritesh përkunder konkurences së madhe, janë disa gjëra që duhet t’i kesh parasysh, lidhur me dizajnin dhe formën e paketimit.

1. Dizajni dhe forma bëjnë që produkti yt të veçohet
Tregu është teper i ngarkuar me qindra produkte që tentojnë të kapin vemendjen e klientit. Sipas portalit “The Paper Worker” për një të treten (1/3) e klienteve, paketimi i produktit ka rëndësinë më të madhe në vendimin e blerjës. Ky fakt tregon më së miri pse duhet të punojmë me profesionist në me profesionist në të gjitha pjesët e ketij procesi.

2. Paketimi i veçantë e promovon produktin tënd
Një formë që nuk është parë më heret, gjithmonë mbetet në kujtesë. Është shumë e rëndësishme të krijojmë pershtypjën e parë në menyrë të duhur, ashtu që t’i japim shansë promovimit të cilësisë së produktit tonë. Në vendin tonë tashmë ka kompani që posedojnë dhjetra makineri, të cilat mundësojnë realizimin e ëndrrave tona, lidhur me krijimin e një paketimi që na perfaqëson denjesisht.

3. Kreativiteti perkthehet në dashuri ndaj brendit
Kur je në dyqan dhe kalon afer produkteve që të pelqejnë, të duket se po komunikojnë me ty. Ky është qellimi kryesor i një brendi: të tregojë qellimin e tij përmes paketimit. Nuk ka pse të jetë paketimi më i shtrejtë e as të bëhet në formën më ekskluzive. Ka nevojë për kreativitet dhe profesionalizwm që na ideja e deri tek makineritë prodhuese.

Duke i ditur të gjitha këto, është koha të mendosh edhe njëherë produktin që e ke ideuar ose krijuar tashmë. Gjasat janë që: ndryshimi i disa detajeve të paketimit ose krijimi i një “fytyre” të re, do të ndryshojë mënyren si perfaqësohesh për të hapur pastaj një faqe të re në biznesin tënd.