MIRËSEVINI NË VI-PRINT

Industria e shtypit është duke hyrë në etapën e ardhshme të zhvillimit të saj. Kjo etapë është paracaktuar nga kërkesat e rritura botërore që kanë të bëjnë me produktet e shtypit me kualitet të lartë dhe origjinalitet. Përvoja jonë e gjatë nga viti 1981 në këtë fushë na ka treguar se ne gjithmonë duhet të mbajmë premtimin që të jemi një urë lidhëse në mes të klientëve tanë dhe teknologjisë së fundit të avancuar në fushën e shtypit.
Fushëveprimi i biznesit tonë mbulon shtypjen e librave, revistave, ambalazhëve, etiketave vetëngjitëse, posterëve, kalendarëve të murit, kalendarëve për tavolina, memorandumeve, buletineve informative, zarfeve, kartëvizitave, biletave, pakove, çantave, si dhe materialeve të ndryshme të duhura për reklamim të ndërmarrjeve në treg.

Paneli i Klientit

Shfrytëzuesi:
Fjalëkalimi:

Për të vazhduar në panelin e klientit, ju duhet të paijseni me informatat Shfrytëzuesi & fjalëkalimi që do të jipen nga stafi i Vi-Print.

Efekte te Printimit

Produktet

Për ne / Historiku

"VI Print" u themelua më 1981 si një zyre për sito-shtyp nga profesor Skënder Idrizi. Atëkohë, kompania quhej "VIVA graphics" dhe fushëveprimi i saj përbëhej nga shtypjet e përgjithshme me sitë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, vendosëm të fillonim prej zeros me të njëjtin biznes. Atëherë, synimi jonë ishte ngritja e "VI Print" në një kompani udhëheqëse në fushën e shtypjes ofset me prodhimet më cilësore, me qarkullim të shpejtë dhe me çmime tejet konkurruese. Për ta përmbushur synimin tonë, gjatë dhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar shumë dhe sot jemi krenarë që nën kulmin e "VI Print" të prezantojmë ndërtesën e re, e cila ofron mjedis pune me standarde evropiane, me pajisje të shtypjes dhe me pajisje për post-pres të cilësisë më të lartë, të cilat, në masë të madhe, përparojnë teknikën, rrisin cilësinë dhe efikasitetin e produkteve tona.

Shtypshkronja

Në shtator të vitit 2009, "VI Print" futi në përdorim makinën e gjashtë të shtypjes ofset me ngjyrë, e cila iu bashkua një makine dyngjyrëshe dhe dy makinave njëngjyrëshe të shtypjes ofset.

Po atë vit, për herë të parë në Kosovë filluam me përdorimin e makinës për llak, me efekte të ndryshme, dhe të makinës së shtypjes me relief, me folie të artë dhe me argjend. "VI Print" posedon makineri të kompletuar, duke filluar prej filmimit, shtypjes, efekteve speciale dhe pajisjeve tjera për post-pres, të cilat mundësojnë përshtatjen ndaj kërkesave të tregut për cilësi më të lartë dhe çmime më të mira.

"VI Print" synon të ndërtojë një kompani që ofron të gjitha shërbimet në një vend për klientët.

Efektet Speciale

Kërkesa për efekte speciale në shtyp është shumë popullarizuar tani, dhe shumica e brendeve të mëdha kanë të paktën disa nga produktet e bëra nga një teknikë të efekteve specialiteti. Çfarë ndryshonë është se shumica e efekteve speicale të shtypit janë krejtësisht të varur nga dizajni i mirë. Efektet speciale janë sekondare te një dizajnë kreativ mirpo i jep gjallëri produktit duke e bërë më atraktivë dhe një dizjanë jo shumë të mire e pasuron në masë të madhe. Efketet Speciale në produkte e veqojnë dhe e bëjnë produktin shumë më modern dhe atraktivë.

Një punë një ngjyrëse  nuk është aq e keqe, por edhe jo shumë emocionuese gjithonë - nëse e krahsojme me shtyp me ngjyrë të plotë. Shtypi kollor është i mirë, por jo aq i mirë, kur ju të krahasohet me produktet që janë bërë me efekte speciale.

VIPRINT, si lider në inovacione grafike ju fton ti shikoni për së afërmi efektet e ndryshme për produktet tuaja.

Produktet

Aktualisht, "VI Print" përkujdeset për nevojat tuaja të shtypit, pavarësisht nëse ju duhen 500, 5000 apo 100 000 produkte. Nëse keni nevojë për një shtypje të vetme, shumëngjyrëshe, digjitale ... apo nëse ju duhet vetëm këshillë mbi shtypjen, ju lutemi të na kontaktoni. Ju do të befasoheni se si ndryshimet më të vogla mund të shndërrohen në kursime të mëdha.

Fushëveprimi i biznesit tonë mbulon shtypjen e librave, revistave, posterëve, kalendarëve të murit, kalendarëve për tavolina, memorandumeve, buletineve informative, zarfeve, kartëvizitave, biletave, pakove, çantave, si dhe materialeve të ndryshme të duhura për reklamim të ndërmarrjeve në treg.

Synimi jonë është të ndihmojmë biznesin tuaj duke përparuar  në inovacione, çmime dhe menaxhimin sa më mirë të kërkesave tuaja.

Ne vazhdimisht shtojmë produkte të reja në linjën tonë të prodhimit, si dhe ofrojmë shumë produkte të tjera, të cilat aktualisht nuk janë përvijuar. Andaj, për çfarëdo kërkese të veçantë, mos hezitoni të na kontaktoni.

Makineritë

Pse Vi-Print?

Të gjitha shërbimet në një vend... Dëshironi të gjitha shërbimet në një vend? Pikërisht këtë e ofrojmë: zhvillimin e pkatave pa film (CTP), shtypjen, efektet speciale, plastifikimin, shtancimin, etj ...  të gjitha i bëjmë në shtypshkronjën tonë, gjë që mundëson ofrimin e çmimeve shumë të volitshme.

Efektet të ndryshme... Tani, VIPRINT posedon shumë efekte speciale për produktet tuaja. Pse të keni katalog, fascikëll, torba të letrës apo materiale tjera reklamuese të vjetruara me të cilat është stërmbushur tregu? VIPRINT i ofron të gjitha dhe me çmim shumë të volitshëm, në mënyrë që çdo produkt juaji të duket i veçantë.

Klientë të afatgjatë... Na kontaktoni për oferta speciale, me çmime shumë të mira.

Cilësi e shkëlqyeshme... "VI Print" zotëron njohurinë dhe përvojën për ta përfunduar projektin tuaj të shtypjes qysh në herën e parë dhe si duhet. Prej punëve më të thjeshta dhe dyngjyrëshe deri te shtypja ofset, e sofistikuar, komerciale dhe me ngjyrë të plotë, cilësia jonë është e jashtëzakonshme. Ne e kemi ekspertizën që ju duhet, prej konceptit fillestar e deri te përfundimi i projektit, për t'u siguruar që projekti juaj të ketë ndikim më të madh në audiencën tuaj të synuar.

Ekzekutim i besueshëm ... Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë hollësive dhe punëve përcjellëse, duke jua komunikuar progresin apo vështirësitë që mund t'i hasim drejt përmbushjes së afateve të caktuara nga ju. Ne besojmë në mbajtjen e premtimeve dhe i qëndrojmë besnikë punës sonë.

Gjithmonë në hap me trendet botërore ... Ne vazhdimisht jemi të informuar për trendet e reja botërore, duke i përcjell ngjarjet më të mëdha botërore në lëmin e shtypjes. Kështu, ne gjithmonë të parët ofrojmë risitë dhe ju si klient do të njoftoheni me kohë për efektet, përparimet apo produktet e reja.

Shërbime të shpejta... Duke e kuptuar se sa të rëndësishme janë afatet për klientët tonë, ne nuk marrim përsipër punë, nëse nuk jemi të bindur se do t'i përfundojmë në afatin e premtuar. Ne e çmojmë kohën tuaj duke i ofruar biznesit tuaj volinë e marrjes së porosisë dhe të dërgesës. Pavarësisht nëse është një kartëvizitë e thjeshtë njëngjyrëshe, kartolinë e qëndrueshme, broshurë kolor apo buletin shumëfaqësh, apo katalog i sofistikuar, mund të llogarisni që puna juaj e shtypjes do të kryhet me kohë!

  • Eksekutim i Besushëm

    Eksekutim i Besushëm

     Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë hollësive dhe punëve përcjellëse, duke jua komunikuar progresin apo vështirësitë që mund t'i hasim drejt përmbushjes së afateve të caktuara nga ju. Ne besojmë në mbajtjen e premtimeve dhe i qëndrojmë besnikë punës sonë.  

  • Shërbime të shpejta

    Shërbime të shpejta

    Duke e kuptuar se sa të rëndësishme janë afatet për klientët tonë, ne nuk marrim përsipër punë, nëse nuk jemi të bindur se do t’i përfundojmë në afatin e premtuar. Ne e çmojmë kohën tuaj duke i ofruar biznesit tuaj volinë e marrjes së porosisë dhe të dërgesës. Presim me kënaqësi të takohemi me ju dhe të ndihmojmë biznesin tuaj të përparojë në këto kohë sfiduese.

  • Të gjitha shërbimet

    Të gjitha shërbimet

    Dëshironi të gjitha shërbimet në një vend? Pikërisht këtë e ofrojmë: filmimin, shtypjen, efektet speciale, plastifikimin, shtancimin, etj ... të gjitha i bëjmë në shtypshkronjën tonë, gjë që mundëson ofrimin e çmimeve shumë të volitshme.

  • Klientët afatgjatë

    Klientët afatgjatë

    Na kontaktoni për oferta speciale, me çmime shumë të mira.

  • Cilësi e shkëlqyshme

    Cilësi e shkëlqyshme

     "VI Print" zotëron njohurinë dhe përvojën për ta përfunduar projektin tuaj të shtypjes qysh në herën e parë dhe si duhet. Prej punëve më të thjeshta dhe dyngjyrëshe deri te shtypja ofset, e sofistikuar, komerciale dhe me ngjyrë të plotë, cilësia jonë është e jashtëzakonshme. Ne e kemi ekspertizën që ju duhet, prej konceptit fillestar e deri te përfundimi i projektit.

Kontakti

Blloku i informatave

Adresa:

Mitrovicë, 4000. Republika e Kosovës

numri kontaktues:

+377 45 555 099

E-mail adresa:

[email protected]

Lokacioni ?
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA © 2017 vi print - printing house
Site by: Kreatoda