Marketingu është pjesa thelbësore e secilës kompani. Për shkak të numrit të madh të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen dhe shtohen ditë pas dite, kompanitë gjatë gjithë kohës kërkojnë mënyra për t’u dalluar nga konkurrenca dhe për të shfrytëzuar secilën mundësi promovimi.
Me format klasike të marketingut tashmë jemi familjarizuar por çka nëse shkojmë një hap më tej në këtë aspekt?! Çka nëse zgjedhim te promovojmë produktin/shërbimin tonë në një mënyrë të veçantë dhe jo të kushtueshme? Sepse, këto dy komponentë rrallë bashkohen dhe kur kjo ndodhë pse të mos e shfrytëzojmë

A e ke menduar ndonjëherë letrën termike si një mënyrë për të komunikuar me klientin tënd? Kuponi fiskal që blerësi e merr, mund të jetë një letër e thjeshtë që hidhet shumë shpejtë OSE një lidhje shumë e veçantë me biznesin tënd. Besoje ose jo, zgjedhjen e ke ti në dorë.

Tashmë i kemi të njohura shumë forma të cilat klientët tonë i kanë shfrytëzuar për t’u promovuar, dorë pas dorë, përmes kuponit fiskal. Pasi që janë dëshmuar si të suksesshme, ne i propozojmë për të gjitha bizneset, sidomos për restorantet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë e tjera shërbyese. Si fillim, ja disa nga arsyet pse të shfrytëzosh letrën termike për marketing:

1. PROMOVIMI I KOMPANISË
Nëse llogo e kompanisë tënde shfaqët nga dora në dorë, a e ke menduar si do të ndikojë kjo në vëmendjen që ajo do të fillojë të marrë? Një letër e bardhë, e thjeshtë, papritur shndërrohet në diçka që ka “identitet” dhe sa më shpesh që bie në sy, aq më i dukshëm dhe i rëndësishëm do të bëhet ai.

2. OFERTAT SPECIALE
Sigurisht i keni vënë re ato letrat termike që na informojnë për përqindjen e zbritjeve në qendra të ndryshme tregtare. Kjo sepse, ky është një detaj që nuk ikë pa u vënë re dhe është shembulli më i mirë i asaj se sa e rëndësishme është kjo mënyrë komunikimi. Një fjali e thjeshtë, e shkurtë, e llojit “30% ZBRITJE” me ngjyrë që tërheqë vëmendje, është ftesa më e mirë (dhe më e lirë gjithashtu) drejtuar klientëve të vjetër dhe klientëve potencial.

3. KOMUNIKIMI
Po e kthejmë edhe njëherë vëmendjen tek komunikimi – aspketi më i rëndësishëm sa i përket letrës së kuponit fiskal. Kur ne komunikojmë me një klient, qoftë me një “faleminderit për besimin” të shkruar në pjesën e pasme, ne krijojmë lidhje që zgjasin dhe grup të klientëve të besueshëm. Kështu që, mbaje mend: letra termike, edhe në rastet kur nuk e përdorë për promovim ose oferta speciale, është mënyra më e mirë për të personalizuar një mesazh dhe për ta dërguar aty ku më së shumti ka rendësi: tek blerësi.

Mirë, tash që i kuptuam të gjitha arsyet pse duhet ta mendojmë seriozisht përdorimin e saj për marketing, le të kthehemi tek mënyrat: duam ta bëjmë, por ku duhet të fillojmë?

Shtypja e llogos është gjëja e parë që ne propozojmë.
Bashkë me llogon, duhet të shfaqen edhe numri i kontaktit dhe disa detaje rreth formave të komunikimit. Më pas, në rastet e ofertave dhe festave, vlejnë ato që i thamë edhe më herët – detaje që tregojnë se ne po e vlerësojmë klientin dhe po përpiqemi të mbajmë lidhjet me të, gjatë gjithë kohës.
Pos llogos, letra termike mund të përmbajë moton e kompanisë ose mënyrat e kthimit të mallit, në rastin e qendrave tregtare për veshmbathje. Një tjetër gjë që e propozojmë është promovimi i ngjarjeve ose datave të rëndësishme që lidhen me klientin ose biznesin tonë. Këto ngjarje mund të realizohen online ose offline dhe mund të marrin vëmendje shumë kohë para se të ndodhin.
Siç mund ta shihni edhe nga klientët tonë, letra termike kur behët bashkë me mesazhin e duhur, është qershia mbi tortë në aspekt promovimi. Duket si detaj por në momentin që filloni t’i shihni efektet, nuk do të ndaheni më nga mendimi për të sjellë gjithmonë diçka të re, origjinale, përmes saj.

Leave a reply